
Në rubrikën ‘Sy m’sy’ që Edi Rama iu rikthye mëngjesin e së martës pas një pauze pothuajse 1 mujore, Kryeministri ka folur për çështje të ndryshme, por edhe i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.
Kreu i Qeverisë tha se është krenari për të që populli shqiptar e kupton më shumë se sa pret, duke e mbështetur. Në 11 maj, Rama mori mandatin e 4-t rradhazi si Kryeministër, madje me një mazhorancë shumë më të konsoliduar se ajo e 4 viteve më parë, kur numëronte vetëm 74 mandate, nga 83 që do të ketë në legjislaturën e re parlamentare që nis në shtator.
“Krenari për mua që populli shqiptar më kupton më shumë se sa pret, duke më mbështetur dhe duke më dhënë 1001 arsye t’i qëndroj besnik dhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend për hir të besimit që buron nga ky popull. Me këtë popull, nuk mund ta marrësh lehtë. Mjafton të shihni të tjerë gjatë këtyre ditëve për të kuptuar çfarë të ndodh po e more lehtë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje