
Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’sy’ ku i përgjigjet pyetjeve të ndryshme nga ndjekësit nuk ka kursyer batutat dhe replikat.
Një prej ndjekësve duke iu drejtuar Ramës i tha “shyqyr që u zgjove nga gjumi”, ndoshta ka fakti se Kryeministri prej 11 majit ka shmangur daljet publike.
Duke iu përgjigjur komentuesit, Rama i tha që mos ia ketë merakun fare, por t’i qajë hallin që për periudha të tëra nuk e zë gjumi fare.
“Rri i sigurt që unë i zgjuar jam, në kuptimin rri zgjuar se kështu më takon, deri kur ti bie të flesh dhe zgjohem para se ti të zgjohesh, sepse e ndjej se këtë detyrim kam pavarësisht nëse ti më kë votuar ose jo, unë jam këtu për ti shërbyer të gjithëve. Mos ma ki fare merak, nëse do të më qash hallin, qaj hallin që për periudha të tëra nuk më zë gjumi fare”, iu përgjigj Rama.
Lini një Përgjigje