
Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN theksoi se që nga martesa e tij në vitin 2017, vjerri i tij i cili ka qenë gjyqtar është larguar nga sistemi dhe ai vetë ka shmangur çdo çështje në Gjykatën e Sarandës për konflikt interesi.
Ai kërkoi verifikim zyrtar për të konfirmuar mungesën e përfshirjes së tij në procese dhe i kundërshtoi akuzat për lidhje korrupsioni, duke i cilësuar pa bazë dhe pa logjikë.
“Shko në Gjykatën e Sarandës bëj një kërkesë dhe thuaj: që nga dita që Adriatiku është martuar, deri në ditën që ky zotëria ka qenë gjyqtar, a ka zhvilluar ndonjë proces gjyqësor në atë gjykatë? Dhe sa kohë ka qenë ai gjyqtar?
E dini që nga dita kur jam martuar unë ai është larguar nga sistemi. Kanë kaluar vetëm dy muaj. Unë jam martuar në dhjetor të vitit 2017.
Që nga dita kur djali është identifikuar si i dashuruar – pra, që në universitet – e deri në ditën që ai u largua nga sistemi, a ka pasur ndonjë gjyq të zhvilluar nga Adriatik Lapa në Gjykatën e Sarandës? A jeni në gjendje ta verifikoni këtë?
Që nga dita kur kam filluar punë si avokat në vitin 2014, e deri kur ai zotëria u largua nga puna, unë ia kisha ndaluar vetes të merrja pjesë në procese gjyqësore në atë gjykatë. Që nga dita kur kam përfunduar shkollën dhe jam bërë avokat, e deri në ditën që ai doli nga sistemi, unë nuk kam pranuar të bëj gjyqe në atë gjykatë. Kam zhvilluar vetëm dy gjyqe: një me trup gjykues nga Gjirokastra dhe një tjetër që ishte çështje e thjeshtë, pa ndonjë rëndësi dhe pa lidhje. Ai nuk ka qenë fare pjesë e atyre gjyqeve. Jam ruajtur që të mos shkoj fare në atë gjykatë. Aspak.
Pjesa dërrmuese, u rrotulluan nga çdo anë...pasi u morën me Sorosin dhe e panë që s'pinte më ujë, ajo kë ka pas ky me njollë në biografi? Ky që ka i martuar me vajzën e Filanit. Çfarë thonë njerëzit? Njerëzit i thonë gjyqtarë, po gjyqtarët njerëz të korruptuar. Ti biem këtij te vjerri. Po unë jam unë, ore ai, dhe mund ta ketë shkelë ligjin. Unë tani mbaj përgjegjësi për të? Se s'ka dhe logjikë”, tha ai.
Lini një Përgjigje