TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2025, 19:08

Berisha nesër në SPAK për padinë e Irena Gjokës, Noka thirrje urgjente militantëve për protestë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha nesër në SPAK për padinë e Irena Gjokës, Noka

Prokuroria e posaçme ka thirru Sali Berishën për ta marrë nesër në pyetje lidhur me një padi që ka bërë gjyqtarja Irena Gjoka.

Kjo e fundit në fakt ka paditur Argita Berishën, mbi një akuzë të kësaj të fundit se Gjoka ka marrë 500 mijë euro.

Gjoka e ka kallëzuar në SPAK për veprën penale “Fyerja e gjyqtarit” dhe SPAK ka thirrur Berishën si person në dijeni.

Ai do të jetë në SPAK në orën 10, ndërkohë që Sekretari i PD, Flamur Noka ka lajmëruar menjëherë strukturat duke kërkuar që në të njëjtën orë të mblidhen militantët para selisë së SPAK për të protestuar.

Lini një Përgjigje