Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit të SPAK për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj Ilir Metës. Në një deklaratë të gjatë, Blushi e cilëson vendimin si një veprim të paralajmëruar nga “narkodrejtësia e kapur” dhe një hap tjetër në skenarin e shpërfytyrimit të reformës në drejtësi.
Ai flet për “rrëmbim mafioz”, “terrorizëm politik” dhe “veprime kriminale me regji politike”, duke paralajmëruar se çështja do të shkojë në Strasburg, si një njollë turpi për Shqipërinë dhe drejtësinë e saj të kontrolluar nga qeveria.
Deklarata e Tedi Blushi:
Narkodrejtësia e nxori serish fytyren saj si perfaqesuese e denjë e antiligjit dhe shërbëtore e neveritshme e Edi Ramës.
Asnjë surprizë dhe asgjë e re nga fronti i drejtësisë me regji, që konfirmoi sot edhe njëherë drejtësinë e qëndrimeve të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili prej kohësh e ka denoncuar me vendosmëri dhe kurajë shndërrimin dhe përmbysjen e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota, si një instrument i pisët politik në shërbim të verbër të Narkoshtetit, për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur nga ndëshkimi krimet e përbindshme shtetërore, që për Altin Dumanin konsiderohen si “krime intelektuale të vështira për t’u hetuar”.
Zgjatja sërish e afatit të hetimeve ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta pasi atij i kanë komunikuar akuzën, si dhe mbajtja në izolim ekstrem prej 8 muajsh, provon edhe njëherë se në 32 vite shërbim publik kurrë nuk do të mund të gjendet një provë dhe fakt penal kundër Presidentit Ilir Meta.
Hetimet e nisura prej gjashtë vitesh (prej dhjetorit 2019, një javë pasi Altin Dumani u ul në karrigen e tij në SPAK), në kulmin e betejës së Presidentit Meta për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese, nuk kanë prodhuar asgjë, sepse nuk kurrë nuk do mund të zbulohet një akt, asnjë provë, asnjë dokument, asnjë vendim dhe asnjë veprim të paligjshëm nga ana e tij.
Kanë hetuar 6 vite, por edhe për 600 të tjera, nëse do të hetojnë, kurrë nuk do të gjendet asnjë provë e shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës nga Presidenti Meta!
Zgjatja e afatit të hetimeve dhe vijimi i mbajtjes në izolim esktrem pa prova dhe fakte penale, është vijim i terrorit politik, që pasoi rrëmbimin mafioz dhe terrorist në 21 tetor të vitit të kaluar të Presidentit Meta, pa asnjë letër policie e jo më prokurorie, nga banditë të maskuar dhe ende të paidentifikuar zyrtarisht, që me armatim të rëndë dhe pa dokument identifikimi e shoqëruan me dhunë në një automjet privat, pa i komunikuar asnjë vendim gjyqësor, pa ju dhënë e drejta të kontaktonte avokatin dhe pa ju lexuar të drejtat, që i takonin, sipas Kushtetutës.
Per kete akt kriminal te rrembimit banditesk Partia e Lirisë ka bërë kallzim në SPAK, por akoma edhe sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje per hetimin e horrave qe urdheruan dhe ekzektuan ate rrembim mafioz.
Padyshim pas atij rrëmbimi kriminal të Presidentit të Partisë së Lirisë veprimi i sotem per zgjatjen e paligjshme te hetimeve ishte nje veprim qe pritej te ndodhte nga ana e narkodrejtesise se kapur.
Javën e ardhshme, siç e bëri me dije edhe avokati
Z. Kujtim Cakrani, do të kundërshtohet masa e arrestit në Gjykatën Kushtetuese, e cila edhe ajo është në prag të uzurpimit total nga Narkoshteti, sic edhe i keni ndjekur të gjitha zhvillimet e javëve dhe të fundit.
Ky ankimim ne Gjykaten Kushtetuese eshte nje hap perfundimtar për të shterruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme ne menyre që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg dhe ku drejtësisë së kapur dhe vete Shqipërisë do t’i vendoset njolla më e madhe e zezë e turpit në historinë e një vendi anëtar të Këshillit të Europës, që është edhe një vendi anëtar i NATO-s, për atë rrëmbim mafioz të bërë nga Edi Rama me firmat e prokurorëve të Ramaformës, që urdhëruar rrëmbimin e tij terrorisit dhe vazhdojnë ta mbajnë në izolim ekstrem, pikërisht për të trafikuar mandatet mes njëri-tjetrit për pushtet të përjetshëm, si edhe për të asgjësuar opozitarizmin dhe llogaridhënin në Shqipëri.
Presidenti Meta është në forme te shkelqyer dhe Partia e Lirisë është në mbështetje të plotë të tij për të çmontuar këtë axhendë kriminale, sorosiste dhe mafioze, që nuk ka asnje lidhje, as me Kushtetutën e Shqipërisë dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut ku bazohet Kushtetuta e Shqipërisë.
Partia e Lirisë është e gjitha plotësisht në krah të Presidentit Meta në këtë betejë parimore për liri, demokraci, llogaridhënie, transparencë, drejtësi të vërtetë dhe shtet ligjor në Shqipëri.
Lini një Përgjigje