TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2025, 13:55

A do përsëritet precedenti “Dumani” me kandidimin e Gledis Nanos në krye të BKH?

Shkruar nga Pamfleti
A do përsëritet precedenti “Dumani” me kandidimin e Gledis
Ambasadorja Yuri Kim dhe Gledis Nano /

Jemi në precedentin “Dumani”, por në një kohë tjetër, ku Edi Rama nuk është më një e keqe më e vogël, por një shënjestër për t’u qëlluar. Rama e di mirë, ndaj është në panik…

Në dhjetorin e vitit 2022, Altin Dumani nuk e pati të lehtë të zgjidhet drejtues i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Kreu aktual i SPAK, fitoi në raundin e dytë, pas një gare të fortë me kolegun e tij Ervin Kondili. I cili në raundin e parë kishte marrë të njëjtin numër votash me Altin Dumanin. I treti në garë, Ardian Xholi mori një votë.

Në plan të parë u fol se mazhoranca nuk e donte Altin Dumanin, madje bëri një lobim të fortë në media.

Në momentin e fundit, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, shkoi në votim për të treguar se kë mbështet Amerika. Altin Dumanin! Dhe ashtu ndodhi. Ky rezultat e xhindosi Edi Ramën, pasi për herë të parë e pa veten jashtë influencës reale mbi drejtësinë e re.

Ndaj Rama, shkarkoi Gledis Nanon, që e kishte vënë vetë si drejtor i Përgjthshëm i Policisë së Shtetit, në momentin kur ai takoi ambasadoren Yuri Kim, pas një operacioni të rëndësishëm taktik të Policisë.

Rama u xhindos dhe thirri Yuri Kim-in në zyrën e tij, ku të thuash e shpalli ‘Non Grata’ dhe ai ka qenë takimi i fundit mes tyre. Mesazhi ishte i qartë: Na morët drejtësinë, policinë nuk ua lë. Dhe e bëri.

Prej atij takimi marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe amerikanëve kanë qenë të ndera, dhe me shumë. Në momentin kur fitoi Donald Trump, e për një kohë pati një pezullim të përkohshëm të programeve “overseas”, Edi Rama, tha pa ju dridhur qerpiku se amerikanët janë larguar. Gjë që në fakt nuk ishte tamam ashtu. Ishte një mesazh i Ramës, jo drejtuar amerikanëve, por SPAK-ut. Të cilët i bënë të ditur se nuk e hëngrën presionin e tij.

Ndërkohë sot, kandidimi i Gledis Nanos si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit është një sfidë amerikane e ngjashme me precedentin ‘Dumani’.

Gledis Nano u largua si pasojë e mllefit të Edi Ramës me amerikanët? Fjalë për fjalë Rama i tha Yuri Kim, se nuk mund t’i vendosësh ti drejtorët e mi të policisë. E Ambasadorja iu përgjigj: Ata nuk janë drejtorët e tu por të Shqipërisë. Një frazë e parë që e delegjitimoi politikisht Edi Ramën.

Ndërkohë kandidimi sot, me administratën Trump që Rama ka kujtuar se e ka lënë Shqipërinë e Ballkanin, Gledis Nano ka kandiduar. Një mankth për Edin. Pasi nëse do të shprehë në një farë mënyre qëndrim kundër, jep sinjal politik, nëse e përkrah, firmos ndoshta ferrin e tij. Me pak fjalë jemi në precedentin “Dumani”, por në një kohë tjetër, ku Edi Rama nuk është më një e keqe më e vogël, por një shënjestër për t’u qëlluar. Rama e di mirë, ndaj është në panik./Pamfleti

gledis nano precedenti dumani bkh

Lini një Përgjigje