
Janë zbardhur debatet e ashpra nga Konferenca e Kryetarëve, ku mazhoranca socialiste ka kërkuar shtyrjen e seancës plenare të datës 12 qershor, me arsyetimin zyrtar të angazhimeve ndërkombëtare të disa ministrave.
Por opozita ka kundërshtuar fuqishëm këtë kërkesë, duke e cilësuar si një tjetër shfaqje arrogante të pushtetit që e trajton Kuvendin si plaçkë personale.
Gazment Bardhi, përfaqësuesi i opozitës në Konferencë, ka pasur një përplasje të drejtpërdrejtë me kryetaren Elisa Spiropali, të cilës nuk ia kurseu ironinë:
“Ti, rrugë të mbarë për atje ku do të jesh në datën 12. I ke dhënë zgjidhje problemeve në Shqipëri, shko zgjidh dhe konfliktin në Ukrainë”.
Më tej, ai akuzoi maxhorancën për mungesë transparence dhe përpjekje për të kapur institucionet përmes manovrave procedurale. “Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaja, ashtu siç keni tentuar ta trajtoni kohët e fundit”, deklaroi Bardhi me tone të ashpra.
Lini një Përgjigje