
Pas vendimit për rinumërimin e afro 40% të kutive të votimit në rang kombëtar, ka reaguar ashpër Myslim Murrizi, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit. Edhe pse rezultoi ndër më të votuarit, Murrizi nuk arriti të marrë mandat deputeti për shkak të sistemit të kontestuar elektoral.
Në një deklaratë të fortë në rrjete sociale, ai akuzon drejtuesit e reformës zgjedhore të PD-së për mosbesim ndaj strukturave të vetë partisë dhe për bashkëpunim të heshtur me administratën e Çelibashit.
Ai nuk kursen ironinë dhe gjuhën e ashpër ndaj Bylykbashit e Bardhit, duke i akuzuar për manipulime dhe përçmim ndaj votuesve demokratë.
Murrizi: Nga 5,200 qendra votimi që ka gjithsej Shqipëria, me kërkesë të PD do të rinumërohen 1,914 qendra votimi, ose rreth 40% e totalit, në të gjithë vendin. Dy qarqet më të mëdha – Tirana dhe Fieri – do të rinumërohen tërësisht.
Atëherë, kam një pyetje për “baballarët” dhe “mamallarët” e reformës zgjedhore të PD, z. Oerd Bylykbashi dhe z. Gazmend Bardhi;
Kur i besoni më shumë administratës zgjedhore të KQZ-së së Çelibashit sesa komisionerëve dhe numëruesve tuaj të PD-së, pse nuk u dakordësuat me rekomandimet 10-vjeçare të OSBE-ODIHR për të pasur administratë zgjedhore dhe komisionerë politikë nga PD, PS, LSI?
Sa për Kodin Zgjedhor bastard, që mbyll 90% të garës përfituesve – nga 50 deputetë mbyllen 46 – e dimë mirë që e bëtë për by… tuaj të përdredhur, ngaqë keni frikë si djalli nga uji i bekuar të shkoni tek vota e qytetarit. Në çdo palë zgjedhje nuk lini pa shpikur modelin më të ndyrë për një karrige të kalbur në Parlament.
Po demokratët çfarë faji kanë që të durojnë mosbesimin dhe mosvlerësimin tuaj?
Lini një Përgjigje