TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2025, 10:57

50 minuta para agjentit të BKH, Berisha: Nuk kam fyer as shpifur, Irena Gjokën e pyeta për bisedën 500 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

50 minuta para agjentit të BKH, Berisha: Nuk kam fyer as shpifur, Irena

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka qëndruar përballë hetuesit të BKH-së për rreth 50 minuta, pas një padie që gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, ka depozituar në SPAK. Prokuroria Speciale ka nisur hetimet me akuzën e ‘fyerjes së gjyqtares’ ndërsa gjithçka ka të bëjë me një pyetje që i është drejtuar Gjokës për një shumë prej 500 mijë euro.

“A keni ju një bisedë me Alket Hysenin në të cilën flitet për një pagesë prej 500 mijë euro që emri i tij të mos përfshihet në grup criminal? Kjo është pyetja që unë ia kam drejtuar Irena Gjokës, një mashtruese ordinere dhe delikuente, e nxitur nga Edi Rama, merr padi ndaj meje”, tha Berisha.

Në fjalën e mbajtur para SPAK, Berisha tha se si kryetar i opozitës, i ka drejtuar pyetje gjyqtares, e cila duhej të jepte sqarime. Berisha tha se nuk ka shpifur dhe as fyer Irenën me 5 mbiemra, por i ka drejtuar një pyetje.

Por kreu demokrat nuk ka lënë mënjanë sulmet ndaj Altin Dumanit, kreut të SPAK, që duket se e ka përfshirë në atë që e konsideron si ‘grupin armiqësor’ ndaj tij në drejtësi.

“Këtu u thirra me firmë të Altin Troplinit.

Altin Troplini ishte shumë i shqetësuar se pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra nëse...

Domethënë, i shqetësuar gjer në plalcë, Altin Troplini që po shtronte një gotë verë me Pojën, e kishte në zyrë...

Tani për fyerjen e gjyqtares, dëgjojeni pak këtu, të parashikuar në kaq e aq, irena Gjoka në detyrë pranë gjykatës, kur unë e pyes nëse ke një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro.

Pyetje i kam bërë unë asaj.

Dhe gjykatësja e Edi Ramës, familjare, se ka lidhje familjare me Edi Ramën.

Unë desha të lexoj, por nuk arrita, për të kuptuar stilin nëse ka dorë Linda Rama në atë material apo jo se janë shumë shoqe, siç e keni marrë vesh. Janë shoqe.

Pra, ua them unë këtu, prisni...

A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin?

Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje.

Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje