TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Korrik 2026, 17:34

“Anëtarësimi në bazë merite”, demokratët evropianë ‘shuplakë’ Vuçiçit: Ballkani s’mund t'i bashkohet BE-së si një bllok i vetëm

Shkruar nga Pamfleti
“Anëtarësimi në bazë merite”, demokratët
Aleksandër Vuçiç

Partia Demokratike Evropiane (EDP) ka kundërshtuar propozimin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç që vendet e Ballkanit Perëndimor t'i bashkohen Bashkimit Evropian si një bllok i vetëm.

Përmes një përgjigjeje publike, Sekretari i Përgjithshëm i EDP-së, Sandro Gozi, theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është bazuar gjithmonë në meritat individuale të secilit vend kandidat dhe jo në një qasje kolektive. Sipas tij, vendet që zbatojnë reforma nuk duhet të pengohen nga ato që lëvizin në drejtim të kundërt.

"Vendet që zbatojnë reforma duhet të lejohen të ecin përpara", tha Gozi.

Ai shtoi se Presidenti Vuçiç nuk mund ta përdorë rajonin për të mbuluar dështimet e tij politike ose për të penguar perspektivën evropiane të vendeve fqinje.

“Presidenti Vuçiç nuk mund ta përdorë rajonin si mburojë për dështimet e tij ose të mbajë peng të ardhmen evropiane të fqinjëve të tij”, deklaroi Gozi.

Në përgjigje thuhet gjithashtu se rruga drejt Bashkimit Evropian u përket atyre vendeve që respektojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe vlerat evropiane, jo atyre që i minojnë ato.

“Rruga evropiane u përket atyre që mbrojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe vlerat evropiane, jo atyre që i minojnë ato”, thuhet në deklaratën e Demokratëve Evropianë.

vuçiç be

Lini një Përgjigje