TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2025, 18:43

PS nis të shqetësohet për votën e diasporës, ankesë në KQZ për problemet që po hasen me dorëzimin e fletëve të votimit

Shkruar nga Pamfleti

PS nis të shqetësohet për votën e diasporës,

Partia Socialiste ka nisur të shqetësohet për votën e diasporës. Janë rreth 300 mijë emigrantë që mund të bëjnë diferencën, por procesi nuk po ecën si duhet.

PS ka bërë një ankesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku evidenton problematika të hasura gjatë procesit të votimit të diasporës.

Sipas ankesës së PS, emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi, ndërsa nuk janë respektuar protokollet nga ana e kompanisë.

“Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali. Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”. Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare. Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL. Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi.

Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje. Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit. Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve. Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali”, thuhet në letrën e PS drejtuar KQZ.

Lini një Përgjigje