TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2025, 14:35

“Qytetarët duan ndryshimin”, Tabaku takime me qytetarët: Zgjidhja është ulja e taksave!”

Shkruar nga Pamfleti

“Qytetarët duan ndryshimin”, Tabaku takime me qytetarët:

Kandidatja e PD-së për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku ka vijuar takimet me qytetarët në kryeqytet.

Në një postim në rrjete sociale, Tabaku e cila sot ishte në zonën e Bllokut tha se dikur aty kishte shpresë e sot ka shumë pyetje.

Tabaku thekson se qytetarët duan ndryshimin dhe Partia Demokratike do ofrojë më shumë mundësi.

"Në Bllok, aty ku dikur kishte shpresë e sot ka shumë pyetje. Por qytetarët flasin qartë  – duan ndryshim, duan një të nesërme që nuk vjen me premtime, por me punë dhe ndershmëri, duan një politikë pranë tyre dhe jo pakicës dhe më së shumti duan politikën pranë shtresës së mesme dhe jo një elite të vogël. Dhe kjo shpresë, ndonëse e lodhur, nuk është shuar.

Voto Partinë Demokratike – për më shumë mundësi. Voto Jorida Tabaku – për një sistem të drejtë që punon për ty", shkruan Tabaku.

Lini një Përgjigje