TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2025, 13:01

Qytetarja i tregon problemin, Rama kritika 'live' kryetarit Gledian Llatjas: Mos i bëj presion me sy

Shkruar nga Pamfleti

Qytetarja i tregon problemin, Rama kritika 'live' kryetarit Gledian

Kryeministri Rama ishte sot në një takim me përfaqësues të bizneseve në Elbasan.

Një prej grave biznesmene që ishte e pranishme në takim, i tha kreut të qeverisë se në një shkollë në Elbasan, e cila është për fëmijët me aftësi ndryshe, nuk ka rampa, por shkallë dhe se mësueset i marrin fëmijët në krahë për t’i futur në klasë.

Teksa Rama po fliste për këtë çështje, iu drejtua kryetarit të Bashkisë Gledian Llatjas, duke i thënë që të mos flasë për këtë çështje tani sepse është zonja që e paraqiti si problem dhe se ai do duhej ta kishte zgjidhur me kohë.

“Ç’a më shkel syrin? Ç’a do më thuash? Ti duhej ta kishe bërë që ajo mos ma thoshte, tani ç’a do më thuash ti, ma tha ajo mua.

Në shtator të ka thënë që do ta zgjidhë? Në shtator? Se ai u rri punëve mbi kokë, por a i mbaron apo vetëm u rri mbi kokë?

Ktheje kokën këtej ktheje, mos e shiko atë, mos i bëj presion me sy. E dëgjove tani që do bëhet në shtator apo e dije? E dëgjove tani! (I drejtohet zonjës)

Ok, në shtator kjo punë zgjidhet! Shpresoj shumë që të jetë rasti, por në shtator do më njoftoni dhe unë do falenderoj kryetarin që e zgjidhi ose në të kundërt do shkojmë bashkë te kryetari i bashkisë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje