
Kryeministri Rama ka reaguar sërish ndaj akuzave të opozitës lidhur me arrestimet e SPAK.
Gjatë rubrikës së përjavshme “Sy m’Sy”, ai ka mohuar pretendimet se “gjysma e qeverisë është në burg”. Rama u shpreh se zyrtarët e përfshirë në hetime i përkasin kabineteve të mëparshme dhe se qeveria aktuale mbështet procesin e drejtësisë pa ndërhyrje politike.
“Thonë pastaj gjysma e qeverisë është në burg. Kjo nuk është e vërtetë. Pastaj ata që kanë probleme me drejtësinë janë anëtarë kabinetesh të mandateve të mëparshme, rëndësi ka fakti që ne jemi në mbështetje të procesit, nuk i vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit të drejtësisë.
Thonë fushata e PS është tallava e tallje. Si është e mundur? Këta nuk dinë çfarë është tallavaja, janë përbuzës të kulturës shqiptare”, tha kryeministri.
Lini një Përgjigje