TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2025, 09:58

Ministrja Muzhaqi flet me gjuhën e Ramës: Berisha është buf gënjeshtar, s'ka më as turp e as logjikë!

Shkruar nga Pamfleti
Ministrja Muzhaqi flet me gjuhën e Ramës: Berisha është buf
Bora Muzhaqi dhe Sali Berisha

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi i është përgjigjur Sali Berishës, pas një mesazhi të këtij të fundit se shkollat në Elbasan janë mbyllur për shkak të një takimi elektoral të Edi Ramës.

Duke ndjekur shembullin e liderit të PS, edhe Bora me një gjuhë bullizuese, thotë se kreu i PD është një buf gënjeshtar që nuk ka më as turp e as logjikë.

"Bufi Gënjeshtar na paska zbuluar “skandalin” e radhës – fëmijët që vizatojnë për Shtëpinë e Europës, paska vendosur t’i fusë në fushatë! Po, sepse kur nuk ke as ide, as mbështetje, të mbetet vetëm të trillosh komplotin e lapsave me ngjyra!

Turp s’të ka mbetur më, po as logjikë jo! Fëmijët s’kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste, dhe as me fushatën – po për të shpikur ndonjë gënjeshtër, ti s’pyet as për fëmijë, as për të vërtetën! Ama, fli pa merak, se në Elbasan të pret një disfatë që nuk vizatohet me lapsa me ngjyra, por vuloset me votë", shkruan Bora Muzhaqi.

Ndërkohë, më herët Berisha publikoi atë që e quajti mesazh të qytetarit dixhital duke dhënë alarmin se administrata dhe shkollat do të jenë pushim, sepse atje do të jetë "burreci 2 metrosh".

 "Administrata ndërpret nesër punën, shkollat mbyllen për takimin elektoral të burrecit 2 metrosh", shkruan Sali Berisha, teksa ndan më poshtë dhe mesazhin e "qytetarit dixhital":

"Rama vjen nëser në Elbasan. E gjithë aminstrata me urdhër të drejtorëve dhe kryetarit të bashkisë  është thirrur me dhunë në miting duke firmosur për praninë e tyre. Nxënësit e shkollës Jorgji Dilo nesër nuk do të zhvillojnë mësim dhe do i nxjerrin në shesh në ora 10.00 për shkak se vjen Rama."

 

rama berisha dhe bora muzhaqi

Lini një Përgjigje