TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2025, 13:02

Berisha akuza Ramës nga Himara: Si u vodhën 60 mln euro në Ankara nëpërmjet tunelit të Llogarasë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha akuza Ramës nga Himara: Si u vodhën 60 mln euro në Ankara
Kreu i PD-së, Sali Berisha në Himarë

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga Himara ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tunelin e Lloagrasë, kontratë të cilën SPAK e ka marrë tashmë në duar.

“Flasin për turizëm, po ky breg madhështor nga Semani te Kepi i Stillos, ujërat e zeza i derdh në det. Për të treguar se janë vetëm mafie plehrash pa asnjë koncept vetëm si të vjedhin. Nuk kam qenë për tunelin, se pamja e Llogarasë është nga pamjet më fantastike të njeriut. Sa herë del dhe sheh njeriu pasurohet, nuk ngopet. Ky ndërtoi tunelin duke vjedhur 60 mln euro në Ankara.

Kompania që ofroi 130 mln euro u la dhe iu dha kompanisë tjetër me 180 mln euro, tani ka shkuar 140 mln euro. Para se të bëhej kjo me këto para nga Semani te Kepi i Stillos garantoje furnizimin me ujë, dhe në këtë mënyrë ky rajon shkonte në Europë. Dhe europianët gjenin një bregdet europian, por jo kështu. Siç e bën ky, që ka vetëm një kriter ku të vjedhë më shumë. Projekti ynë për biznesin është projekti më miqësor. Biznesi i vogël do paguajë me 6 lekë energjinë” tha ai.

Krah Fredi Belerit, krydemokrati e ka akuzuar gjithashtu kryeministrin se e burgosi dhe e ndaloi eurodeputetin grek që të betohej, pasi ky i fundit nuk kishte pranuar që të kandidonte për Partinë Socialiste në Himarë.

Berisha tha po ashtu se Himara ia ka dhënë gjithnjë përgjigjen pushtimeve dhe të njëjtën gjë bëri me Edi Ramën, duke i treguar vendin me votën për Fredi Belerin.

“Ta marrë veshë Edi Rama që Himara ia ka dhënë gjithmonë përgjigjen pushtimeve, dhe Himara me Fredi Belerin ia dha edhe Edi Ramës. Donald Trump tha se armik më i madh është armiku i brendshëm, që përdor drejtësinë për të marrë mandatin e të zgjedhurve pasi nuk i mund dot në fushë-betejë. Ju e votuat (Belerin) dhe ai përdori drejtësinë si burracak, për t’i marrë kryetarit tuaj të zgjedhur mandatin, bëri një kurth të vjetër të shpifur si ato që kurdiste ish-sigurimi i shtetit. Prokurorët dhe gjykatësit e tij nuk e lejuan Belerin të vinte e të bënte betimin dhe shkaku ishte vetëm një, se Beleri nuk pranoi të kandidonte për Ramën, i tha jam i djathtë dhe kam parimet e mia, që nuk përputhen me parimet e tij për t’ju vjedhur tokën ju”, tha Berisha. 

kreu i pd-së sali berisha në himarë

Lini një Përgjigje