TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2025, 16:12

“SPAK duhet mbështetur”, Idrizi: Drejtësia duhet të funksionojë edhe për dosjet që flenë në sirtarë

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK duhet mbështetur”, Idrizi: Drejtësia duhet të

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, gjatë një deklarate në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ka vlerësuar punën e SPAK, por ka ngritur shqetësimin për funksionimin e sistemit të drejtësisë në tërësi.

“Shumë mirë që e kemi SPAK-un, dhe është për t’u vlerësuar që ka dhënë goditje ndaj pandëshkueshmërisë. Duhet ta mbështesim edhe për pjesët që ngjallin debat”, u shpreh Idrizi për “News24”.

Megjithatë, ai vuri theksin te mungesa e efikasitetit për mijëra qytetarë që presin zgjidhje nga gjykatat për çështje të tyre civile.

“Duhet të merakosemi për drejtësinë e 50-60 mijë dosjeve të qytetarëve shqiptarë që flejnë me vite të tëra në sirtarë. Janë çështje që kanë të bëjnë me pronat, me jetën e përditshme të njerëzve që rropaten për vite”, tha Idrizi.

Ai shtroi pyetjen nëse sistemi i drejtësisë, i reformuar me shumë kosto dhe pritshmëri, ka arritur të japë rezultate reale për qytetarin e zakonshëm: “A ka mundur kjo drejtësi që bëmë ne të jetë produktive?”, u shpreh kreu i PDIU-së, duke kërkuar vëmendje të barabartë për të gjitha nivelet e drejtësisë.

Lini një Përgjigje