TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2025, 18:17

Fushata/ Rama “siluron” për herë të parë Metën: Çadrën e ngriti Luli, por kunjat i mbanin “bufi” me dikë që nuk dua t’i kujtoj as emrin

Shkruar nga Pamfleti

Fushata/ Rama “siluron” për herë të parë

Edi Rama ka goditur për herë të parë Ilir Metën gjatë fushatës. Kreu i qeverisë e ka shmangur totalisht në këtë fushatë, por sot e goditi, pa ja përmendur emrin.

Rama nga Gramshi kujtoi ngritjen e çadrës nga PD në vitin 2017. Por të gjithë e dimë se ajo çadër solli përplasje mes Ramës dhe Metës sepse Rama, ka akuzuar shpesh se aleati i tij në atë kohë (Meta) flirtonte me Berishën dhe Bashën.

Edi Rama: Kur unë thosha në 2017 më jepni timonin të drejtoj këtë makinë pa të tjerët në prehër. Se me të tjerët në prehër nuk bënim një drejtësi të pavarur. 2017 kur kërkova timonin ishin ato zgjedhje kur ata deri në sekondën e fundit nuk donin të hynin në zgjedhje. Rrinin te çadra. Çadrën e mbante hapur Luli, por kunjat e çadrës i kishin të tjerët, bufi i kënetës bashkë me dikë tjetër është në hallin e vetë dhe nuk dua t’i përend as emrin më.

Sot, shikoni se çfarë mendje kanë. Ata dhe ata të tjerët që dalin nëpër media, media u thënçin, nëpër moçale mediatike, që duan të çorodisin popullin duke thënë se nuk mund të votohen më këta, këta janë hajdutë, kanë gjysmën e qeverisë në burg.

E para e punës, keni parë hajdutë që jo vetëm pranojnë, por i dorëzojnë të gjitha kodet e shtëpisë drejtësie? Nuk ka! Nuk kemi gjysmën e qeverisë në burg, por disa që gjatë 12 viteve kanë pasur role dhe kanë hasur në probleme me drejtësinë dhe për këtë ne duam të ulim kokën. Nga ana njerëzore më vjen keq, ama nga ana detyrimi që kam ndaj jush dhe çdo shqiptari që më ka dhënë votën jam kryelartë, sepse nuk ia kam marrë votën për të bërë sikur po bëjmë drejtësi, të përdor drejtësinë për të goditur kundërshtarët dhe kur vjen puna te shtëpia jonë, që pastrohet dhe ripërtërihet duke ndryshuar gjakun, edhe nëpërmjet drejtësisë. Jam shumë krenar që për herë të parë në historinë e këtij vendi, barazia para ligjit nuk është parullë, por përpjekje. Dhe nëse ka një arsye për të votuar PS është pikërisht kjo.

Lini një Përgjigje