
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën e banorëve të Vlorës për mungesën e ujit të pijshëm.
“Ju lumtë qytetarëve të Vlorës që ua zunë galanë në fyt, hajdutëve që i kanë lënë banorët 3 ditë pa ujë dhe vetë zhgërryhen në festa e salltanete”, shkruan Berisha në Facebook.
Qytetarët e Vlorës ndërprenë sot një mbrëmje gala të organizuar nga Bashkia Vlorë në teatrin e qytetit “Petro Marko”, duke shpërthyer dyert e ambientit dhe përplasur me policinë.
Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit. Më pas, qytetarët vijuan protestën e tyre dhe në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Madje ata kanë paralajmëruar një tjetër protestë para Bashkisë, ditën e nesërme në orën 10:00.
Lini një Përgjigje