TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2025, 09:33

Hetimi i SPAK për AKSHI-n, reagon Rama: Akuza të hatashme, Karçanaj udhëhoqi transformimin dixhital për 12 vite

Shkruar nga Pamfleti

Sipas Ramës, gjithë zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik në këtë fushë të veprimtarisë së AKSHI-t.

Hetimi i SPAK për AKSHI-n, reagon Rama: Akuza të hatashme,
Hetimi i SPAK për AKSHI-n, reagon Rama: Akuzë e hatashme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas akuzave të SPAK ndaj AKSHI-it.Sipas tij, SPAK ka bërë akuza të padrejta ndaj drejtoreshës, Mirlinda Karçanaj.

Rama theksoi se AKSHI po përballet me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve, duke vënë në qendër Mirlinda Karçanaj, e cila udhëhoqi realizimin e vizionit qeverisës për transformimin dixhital të shtetit me përkushtim dhe dijeni për 12 vite.

“AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanai që udhëhoqi jëtësimin e vizionit tonë qeverisës transfomimin digjital të qeverisë me dije me vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vite, gjendet nën një masë sigurie me një akuzë të hatashme për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, që të dalë e vërteta e saj. Por e di që falë saj dhe skuadrës së AKSHI, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh.”, tha ai.

Sipas tij, gjithë zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik në këtë fushë të veprimtarisë së AKSHI-t.

“Falë saj dhe skuadrës së AKSHI-t, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh krahasuar me vitin 2022, jo vetëm renditemi në grupin A me maturitet të lartë, me 0.939% nga 1 maksimumi. Këtë vit kemi kaluar nga vendi i 68-të, në vendin e 14-të mes gjithë atyre vendeve, pikërisht falë punës për ta vënë teknologjinë në shërbim të publikut. Ky është një raport objektiv dhe profesional.”, shtoi Rama.

Drejtoresha e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit  Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompentencat e titullares së institucionit te Romina Kostani, pas u vendos në masë sigurie arrest në shtëpi nga Prokuroria e Posaçme dhe nën hetim për tenderë të dyshimtë.

Vendimmarrjen për çështjet e sigurisë kibernetike, Karçanaj e delegon tek Enis Ylli drejtor i monitorimit e mbrojtjes kibernetike dhe te Marko Çela drejtori i infrastruktura e-Gov.

Me urdhër të SPAK, më datë 16 dhjetor 2025 u lëshuan 8 masa sigurie për drejtoreshën e AKSHI-it dhe për zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, për abuzime me tendera.

Drejtoresha Karçanaj u vendos masa e “arrestit në shtëpi”, nën akuzë nga SPAK për “shkelje e barazisë në tendera”.

hetimi i spak për akshi-n reagon rama

12 Komente

  1. S
    Spiro

    HAJDUT , GRABITQAR DORËZOHU dhe Lëri vendin PETRO KOÇIG apo ERION BRAÇES , sepse PARTINË SOCIALISTE NUK ta ka lēnë Kristaqi

    1. i
      irdi

      Akuza vertet te tmerrshme. Po te bien ne qafe Rams. Po per Gysin, ku e njeh ti ate?! Po Balukja dhe ajo dardha pas shpines tende?! E me Rams e bere mut kete pune, po padashje. Te te jao nje keshille vellai, mos dil me te pakten fshihu diku, ose me sakte fute koken atje e di vete ti.

      1. b
        beni

        Hahahhahahah shshhsshshs po flet Kryeministtri jone, me i ndershmi dhe i drejti ne kete bote.

        1. b
          brisi

          Mire ben qe del e flet akoma, derisa akoma te kane lene te lire, derisa akoma qendron kryeminister. Je rrezik kombetar kryetari i nje sekti hajdutesh te pangopur dhe babezitur ne grabitje. Dhe na del e flet akoma palaco mashkull. Kurre se deshe kete vend, kete popull. I kanabizove gjithe vendin, i shkaterrove gjithe infrastrukturen, I fute ne burg per nja cati dhe nje fature energjie etj etj. Paske pas dore te gjate o i gjate. Shqiptaret nuk e kishin doren tende vetem ne xhep por dhe ne fyt. Enderrove te behesh mbret i shqiptareve po bashke me sektin tend do shkosh ne burg. Se aq vlen ti. Je thjesht nje hajdut ordiner kaq.

          1. E
            Eli

            Zoti Rama ben mire te beje rolin e kryeministrit se te gjykatesit nuk e ben dot. Te drejta apo jo te drejta akuzat duhet tja leje ne dore gjykates dhe vet duhet te distancoje veten nga cdo Person ne hetim. Jo ca te nenes dhe ca te njerkes zoti Rama. Nqse eshte e pafajshme znj Karcanaj le ta faktoje ne gjykate. Po nqse del qe ka ngrene pjeshke pas kurrizit tend cdo thuash zotrote???(se dardhat i hengren te tjeret)

            1. e
              eno

              Rrace muti, hajdut patologjik.

              1. T
                Tiransi,,,

                Ore miku ! Me duket se po ngateron k....n me dollarin, nuk behet fjale per pune por behet fjale per vjedhje ne tenderaaaaa (lek,euro,dollar) e kupton mire ti por ben sikur nuk e kupton miku!

                1. P
                  Populli qe e urren

                  Ky hajdut Kryeminister në vend qe te japë doreheqjen mbron te gjithë hajdutet e bandes se tij. Ky eshte kaq i poshter e kaq psikopat siç duket pret qe te ngrihet i gjithë populli dhe ta shkaterrojë si në Nepal.

                  1. b
                    break

                    Ke te fala nga Gysi.

                    1. p
                      popull

                      Largohu qelbesire nga tv, se ne shpife. Vje era mut.

                      1. P
                        Podcast propagande

                        Çfarë prisni më shumë nga Rama? Përveç faktit që Nano e akuzonte si hajdut ikonash në Francë, dhe fakti që Rama thotë se ka një diplomë të rëndomtë piktori, a mund të ndërtojë shtet social e të drejtë dhe mirëqënie një lider i tillë që s'është as jurist, as ekonomist apo ndonjë fushë tjetër me rëndësi? Një piktor mund të bëjë fasadat, siç bëri dikur fasadat e pallateve kur ishte kryetar bashkie, edhe pse atëherë ia vunë nofkën Mr.20%. Problemi është thelbi, korrupsioni, mungesa e meritokracisë, klintelizmi, kapja e mediave etj. Dhe ironia shqiptare është se, ndërsa vendi mbytet nga korrupsioni, krizat dhe ikja masive, kryeministri del në podcast – jo për të dhënë llogari (për Ballukun, për AKSHIn etj), por për të treguar versionin e tij të realitetit. Me gjithë këto halle që ka Shqipëria, dhe korrupsion që ka qeveria, Rama ka kohë të merret me podcast, me propagandë. Në një sistem që i druhet pyetjeve, podcast-i është strehë perfekte: pushtet që flet me veten dhe e quan dialog. Propaganda shitet si komunikim modern, ndërsa heshtja e problemeve shndërrohet në narrativë suksesi. Kjo nuk është thjesht zgjedhje stili, por filozofi pushteti: kur nuk sundon dot përmes meritës dhe së vërtetës, sundon përmes imazhit. Dhe sa më i madh boshllëku në qeverisje, aq më i gjatë monologu në mikrofon.

                        1. E
                          Ed

                          Ore a ësht në terezi ky bolja më??O karabush ku jeton ti? O Ed Rama kjo Karçanaj bashk me Ergys (poja,Troplini) Agasi jan për BURG.Çar ka udhëheq kjo sharabajga jote që e ke pas dorën tate të mçeft që nga koha bashkisë?? 12 vjet vjedhje masive pareve të popullit.. Ik pyt don AGASIN kujt ja ka shit informacionet e lëvizjes së atyne që u vr@n në RINAS

                          Lini një Përgjigje