Demokrati Ervin Salianji në takimin në qytetin e Shkodrës ka prekur Sali Berishën në pikën e tij të dobët që është SPAK, me të cilin po përballet prej kohësh.
Para demokratëve shkodranë, Salianji, ndryshe nga retorika e përdorur nga Berisha, theksoi se SPAK dhe GJKKO po bëjnë një punë të shkëlqyer.
Ai tha se SPAK dhe GJKKO po tregojnë se drejtësia është e pavarur dhe po godet ata që konsideroheshin të pandëshkueshëm.
“Drejtësia vonon, por nuk harron. SPAK ka treguar se drejtësia mund të prekë majat më të larta të pushtetit, dhe po dëshmon me fakte pavarësinë e tij në disa nivele. SPAK duhet mbështetur dhe duhet thënë e vërteta: ashtu si është SPAK, është një strukturë e posaçme kundër korrupsionit dhe nuk mund të zbehet nga presionet politike.
SPAK nuk jep dorëheqje dhe nuk merr dot përgjegjësi politike; detyrimi për të bërë qeverinë të largohet nuk është i opozitës, por i të gjithëve. Rama mban fijet e shtetit të lidhura me grupet kriminale dhe është përgjegjës për zyrat që ka zgjeruar dhe për koordinatorët që ka zgjedhur.
Administrata e Trump ka kaluar një akt në Kongres, i cili së shpejti do të ndikojë në funksionimin më demokratik të zyrave të larta të çdo vendi. Gjithçka dhe të gjitha institucionet duket se nënshtrohen vullnetit të një individi.",tha Salianji.
Ashtu është dhe, kështu duhet.