TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2025, 18:48

Salianji ndalet në Shkodër, mesazh Berishës dhe Nokës: Nuk më trembni dot

Shkruar nga Pamfleti
Salianji ndalet në Shkodër, mesazh Berishës dhe Nokës: Nuk
Salianji në Shkodër

Pas takimeve në Durrës, Elbasan apo në Gjirokastër, Ervin Salianji është ndalur sot në Shkodër. Edhe pse ka pasur sulme e akuza ndaj tij, ish-deputeti duket se nuk ka ndërmend të ndalë takimet.

Sot pati një mesazh ndaj anëtarëve të PD që të bojkotonin takimin e Salianjti dhe ish-deputeti e nisi fjalimin me këtë mesazh. Ai u shpreh se askush nuk e tremb dot që të vijojë tkaimet me demokratët.  

Gjatë ditës së djeshme, ju dhe pothuajse të gjithë demokratët keni parë një mesazh që vjen në emër të PD-së dhe që thotë se ky takim organizohet nga Benet Beci. Mesazhi vjen nga një numër që paguhet nga Partia Demokratike. Nuk ju kanë uruar as për Krishtlindje, as për Bajram, nuk kanë bërë thirrje për protesta, por bëjnë thirrje që të mos takohemi bashkë. Siç e dini, Benet Beci nuk është një emërim i imi apo i juaji, por i emëruar nga drejtues të PD-së”, tha ai.

Salianji tha se rrogtarët e PD nuk duan ti shohin sallat plot dhe po ushtrojnë presion. Sipas Salinajit, disa njerëz në PD sillen si lepurusha e ndërkohë përballë demokratëve sillen si tigra.

Rrogëtarët e PD s’duan t’i shohin sallat plot ,që mbushen jo vetëm prej meje, por prej pakënaqësisë që meritën që i takon dhe rregullat e lojës merren dhe hidhen në kosh të plehrave. Mendojnë se na bëjnë presion duke u thënë një mijë çudira, presionin nuk e njoh, as njerëz më të rëndësishëm se këta, s’më ka bërë presion as Rama duke u përballur në burg ku vendosi regjimi dhe shumë njerëz që përballë regjimit sillen si lepurusha dhe përballë demokratëve si tigra”, tha Salianji.

 

salianji shkoder beris

Lini një Përgjigje