TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2025, 15:43

“Rama duhet rrëzuar”, Tabaku: Qeveria e tij është kontrolluar nga bandat!

Shkruar nga Pamfleti
“Rama duhet rrëzuar”, Tabaku: Qeveria e tij është
Jorida Tabaku

Për Partinë Demokratike, hetimet e SPAK-ut  treguan se qeveria Rama nuk ka legjitimitetin për të drejtuar vendin.

Jorida Tabaku u shpreh se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një sistem të korruptuar.

“Një sistem i cili duhet rrëzuar sepse sot qeveria me atë që është ekspozuar nuk ka më as legjitimitet, nuk ka më as kartën morale, nuk i ka më as numrat. Sepse ashtu siç e pamë të gjitha këto fonde, të gjitha këto biznese, të gjitha këto që kanë ndodhur kanë qenë në shërbim të marrjes së zgjedhjeve”, tha Tabaku.

Sipas Tabakut taksa e korrupsionit është bërë taksa më e rëndë në qeverisjen socialiste.

“Sot 1/3 e vlerës së tenderëve është pagesë që u jepet zyrtarëve, është pagesë që i shkon ish-zëvendëskryeministrit, i shkon zëvendëskryeministrës, që i shkon administratës që i shkon atyre që menaxhojnë paranë publike”, tha deputetja demokrate.

Jorida Tabaku shpjegon se dosjet e SPAK-ut tashmë faktojnë se korrupsioni në Shqipëri është i përhapur kudo.

jorida tabaku pd

1 Komente

  1. A
    AAA

    Jo moj balon tabake po si ? Me ate PD-ne tuaj?

    Lini një Përgjigje