TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2025, 11:28

Berisha në Korçë, Salianji në Shkodër; vijojnë ‘Foltoret’ në PD, çfarë pritet

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në Korçë, Salianji në Shkodër; vijojnë
Berisha e Salianji

Sali Berisha, kreu i PD-së, dhe Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë së kësaj partie, vijojnë takimet me strukturat partiake, në kuadrin e asaj që konsiderohen si “Foltore”.

Berisha ka njoftuar një takim në Korçë, ndërsa Salianji në Shkodër. Të dy takimet janë në orën 18:00, ndërsa kreu demokrat ka zgjedhur qytetin e juglindjes, pikërisht atje ku mendohet se Salianji ka mbështetjen më të madhe mes demokratëve.

Në anën tjetër, Salianji ka zgjedhur kryeqendrën e Veriut për të dhënë mesazhet e tij. Si Berisha edhe Salianji pritet të shkëmbejnë sulme reciproke në distancë.

Berisha dhe Salianji janë përfshirë në një përplasje mes tyre, ndërsa kreu demokrat e konsideron si personale agjendën e takimeve të anëtarit të Kryesisë. Berisha ka paralajmëruar përjashtimin e Salianjit si anëtar i kuoptuar i Kryesisë, por ish-deputeti ka deklaruar se takimet e tij synojnë të rivitalizojnë strukturat e PD-së që janë lënë në harresë dhe demokratët nuk po përfillen.

Në debat është përfshirë edhe Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, i cili konsiderohet ndër më besnikët e Sali Berishës, por që në një votim normal brenda partisë, mund të humbasë pozicionin.

Atij i është kërkuar të dorëhiqet për të marrë përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve në 11 maj, por Noka e ka lidhur këtë kërkesë me lojën e Edi Ramës.

Pas kësaj, ai ka akuzuar Salianjin për lidhje me element kriminalë, duke theksuar se kjo është një vijë e kuqe për demokratët.  

pd foltore berisha salianji

Lini një Përgjigje