TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2025, 07:06

Situata në PD, Teliti: Duhet riorganizim, protestat e vetmja mënyrë për rrëzimin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Situata në PD, Teliti: Duhet riorganizim, protestat e vetmja

Dorjan Teliti, këshilltar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke folur për situatën në të cilën ndodhet kjo parti, u shpreh në favor të riorganizimit, ndërsa vuri theksin në organizimin e protestave, që i konsideroi të vetmen rrugë për rrëzimin e Edi Ramës si Kryeministër.

Në emisionin ‘Kjo Javë’, Teliti tha se Partia Demokratike ka nevojë të përmirësojë veten e vet, dhe këtë nuk e kundërshton askush, ndërsa shtoi se kjo kërkon edhe kohën e vet.

“Opozita shqiptarë gjatë këtyre 13 viteve ka bërë shumë protesta. Disa kanë qenë produktive disa jo dhe aq. 44 protesta para Bashkisë së Tiranës, rezultuan të suksesshme.

Nuk ndaluam asnjë moment. Tani është rasti për t’u bërë e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverisjen aktuale, ku sot shkeljet dhe abuzimet që janë bërë janë të mëdha.

Ajo që është për t’u thënë sot është ndërgjegjësimi që ne duhet t’u bëjmë qytetarëve , informacioni që duhet t’i japim me takimet tona. Siç po bëhen edhe këto ditë që po flasim.

Përfaqësues të opozitës që nga lidershipi i saj, e kanë thënë që opozita ke nevojë të përmirësojë veten e vet. Pra që ne kemi nevojë të përmirësojmë vetën tonë është fakt i pamohueshëm dhe këtë nuk e mohon askush. Ky proces përmirësimi ka fazat e veta.

Ne jemi në proces analizë të brendshme. PD ka lidershipin e saj, ka nevojë të pasurohet edhe nga njerëz që vijnë nga jashtë. Por PD si çdo parti që është e lirë dhe mendim ndryshe është i mirëpritur”, tha ai.

teliti pd riorganizim

2 Komente

  1. S
    Shkembi

    Keta talibanet e PD duhet te kuptojne se pa respektuar voten e popullit, jo protesta te bejne, por kembes ti bien, dhe ne pushtet nuk vijne dot. Poshterimi qe I kane bere votes gjithnje e me shume ju qelb surratin.

    1. M
      Munika

      Ju mund ta rrexoni jo vetem Ramen, por edhe Trumpin, por puna eshte se s'mund ta pengoni qe ai te vihe prape nepermjet votes, sepse populli njeh more si Ramen dhe Saliun. Ndaj shiheni pak me thelle kete pune.

      Lini një Përgjigje