TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2025, 12:47

Takimi i Salianjit në Shkodër, Berisha mesazh anëtarëve: Mos shkoni, agjendë personale

Shkruar nga Pamfleti
Takimi i Salianjit në Shkodër, Berisha mesazh anëtarëve: Mos
Ervin Salinji dher Sali Berisha

Ish-deputeti demokrat Ervin Salinjit ka njoftuar një tjetër takim në qytetin e Shkodrës. Ky organizim duket se ka trembur kreun e PD Sali Berishën, i cili u bën thirrje demokratëve të mos marrin pjesë në foltoren e Salinjit. 

Pas akuzave për lidhje me eksponentë të krimit, kësaj radhe zyrtarët e Partisë Demokratike e akuzojnë Salianjin se takimin e sotëm në Shkodër ia organizon Benet Beci.

Në mesazhin zyrtar dërguar demokratëve, thuhet se ky takim është privat dhe nuk ka lidhje me strukturat e PD.

Në mbyllje të mesazhit, thuhet se ky takim i shkon për shtat agjendës së Ramës. 

“Sot, duke spekuluar në emër të PD-së, po tentohet të organizohet një takim me një axhendë tërësisht private, pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky takim organizohet nga Benet Beci dhe falanga e tij dhe, për më keq, me mbështetjen edhe të elementëve kriminalë. Dega e PD Shkodër ju bën thirrje ju, si anëtar i degës, të distancoheni, pasi ky takim i shkon për shtat axhendës së Edi Ramës”, thuhet në mesazhin e dërguar demokratëve.

Berisha ka paralajmëruar përjashtimin e Salianjit si anëtar i kuoptuar i Kryesisë, por ish-deputeti ka deklaruar se takimet e tij synojnë të rivitalizojnë strukturat e PD-së që janë lënë në harresë dhe demokratët nuk po përfillen.

Takimi i Salianjit në Shkodër, Berisha mesazh anëtarëve: Mos

 

levizja e salianjit ne pd sali berisha

Lini një Përgjigje