TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2025, 14:21

A do ta rrëzojnë Edi Ramën përgjimet e Ergys Agasit?

Shkruar nga Pamfleti
A do ta rrëzojnë Edi Ramën përgjimet e Ergys Agasit?
Edi Rama /

Përgjime, lidhje kriminale dhe një dosje me potencial shpërthyes, që në prapaskenë përshkruhet si “një aferë Epstein” shqiptare, e aftë të tronditë themelet e pushtetit...

Afera më e bujshme që i dhemb më shumë Edi Ramës nuk është ajo e Tunelit të Llogarasë me Erdoganin, as ajo e tenderëve publikë.

Ngjarja për të cilën Edi Rama nuk ka nxjerrë asnjë fjalë është “rasti i çuditshëm” i Ergys Agasit, ku SPAK ka arritur të zotërojë një thesar të madh të dhënash, ku përfshihen përgjimet e Agasit me një pjesë të madhe të bashkëbiseduesve të tij.

Pikërisht kjo aferë, që është në duart e SPAK, është më shumë se eksplozive, pasi jo vetëm që pasqyron lidhjet e baronëve të botës së krimit me struktura të larta të qeverisë, por tregon edhe një situatë dramatike të përfshirjes së strukturave të sigurisë së vendit, duke nisur nga Policia e Shtetit e deri te shërbimet sekrete, me në krye SHISH-in, të pozicionuara sipas axhendave të grupeve kriminale.

Këto grupe jo vetëm kanë akses në kanalet më delikate të shtetit shqiptar, por e përdorin këtë akses për të arritur fitimet e tyre të paligjshme.

Ky thesar i gjetur në strofkullën e bllokut të Ergys Agasit, siç duket, jep dëshmi të qarta për të kuptuar rolin real të botës së krimit në shërbim të pushtetit, duke korrur përfitime super të mëdha.

Kjo database është thuajse analoge me rastin e Aleksandar Vuçiç-it në Serbi, ku New York Times zbuloi lidhjet e tij me botën e errët kriminale dhe mafian serbe.

Ai artikull krijoi një situatë të ndërlikuar jo vetëm politike për Vuçiç-in, por edhe personale. Pas kësaj, mafia serbe, e frikësuar se do t’i këputeshin lidhjet e përfitimit, e shantazhoi presidentin serb shumë fort, aq sa Vuçiç gati një herë në dy javë dilte publikisht dhe thoshte se “duan ta vrasin”.

E njëjta situatë mund të ndodhë në këtë moment me rastin e thesarit të Agasit, pasi bota kriminale pritet ta vërë Edi Ramën përfund, duke i vendosur kushte që mund t’ia tronditin rëndë pozitën e kryeministrit.

Ndërkaq, amerikanët, të cilët kanë qenë në dijeni të të gjithë skemës kriminale, janë në krye të kësaj përpjekjeje për të siguruar provat që mund ta gozhdojnë Edi Ramën.

Serveri i Agasit, siç mësohet, përveç të dhënave mbi lidhjet dhe aferat kriminale, përmban edhe “xhevahire” të tjera, për të cilat personat që i kanë parë dhe dëgjuar theksojnë se kemi të bëjmë me një “aferë Epstein” shqiptare.

Përkatësisht, bëhet fjalë për çështje të intimiteteve ekstreme të stilit Rama, të cilat, nëse publikohen, mund të prodhojnë një siklet dhe një shpërthim të madh popullor.

Siç mësohet, janë pikërisht amerikanët që po shtyjnë SPAK-un që të bëhet i mundur publikimi i kësaj afere sipas një plani të caktuar, me një temporalitet dhe përzgjedhje të shënjestruar.

Qëllimi është që goditjet të mos jenë kaotike, por të fokusuara, për të goditur në shenjë dhe për ta plagosur politikisht për vdekje pushtetarin që kërkon të mbajë me zor pushtetin në vitin e 13-të të qeverisjes së tij. Një numër që, sipas gjasave, është ters dhe mund ta çojë drejt një rrëzimi përfundimtar./Pamfleti

 

edi rama përgjimet e ergys agasit

14 Komente

  1. E
    Elsa

    Rama nuk di pse rri akoma!!!! Pret te cohen njerezit e tia mbath apo terhiqet zvarre, se rruge tjeter nuk ka. Te pakten njehere ne jeten tende politike i demaskuar si nje hajdut ordiner i koherave , trego nje fije dinjitet. Largohu dhe prano fatin tend. Perballu me drejtesine dhe paguaj per demet e pariparueshme qe i ke bere ketej vendi.

    1. A
      Asd

      Nese largohet nga vendi i KM, drejtesia do ta vendose me shpejte ne morse nga ku nuk del me kurre. Shpresojme qe Spak mos terhiqet.

      1. T
        Teo

        Ke aq të drejtë sa s'ka. Po ku dinë këta të tërhiqen dhe në momentet e fundit e kanë një plan B, kur nuk funksionon A-ja.Bëjnë marrveshje politike që të mos preken. Shpresojmë këtë herë të mos ndodhë si takimi i ngjalave në Hamallaj.

      2. P
        Pak nga të gjitha

        Praalla me mafie????

        1. X
          Xh . Seferi.

          Rama nuk ka fol akoma,se ndoshta ai vet nuk eshte ne dieni per ca flitet. Se njerzit shpesh flasin simbas qejfit dhe gazetaret per te dhen informacjone jo bazike ..

          1. T
            Tng

            O xha Seferi xha Seferi sa te dhembka ky i mjeri,ky mjeri rahmet paste xha seferit barku i plaste,po cke mor ti xha seferi si patronazhiste ti i mjeri xha seferi me pature sa i dhembin ato tule…!! Kaqe per sote per xha seferin:????

          2. L
            Leone

            Dumani kryeministër!! Mbajeni mend....

            1. E
              Emigranti 1991

              Rama ishte një piktor i frustruar, që hiqej si Pikaso. Rama u fut në politik si, eksrsvagance e Nanos. Rama u bë djall dhe adoptoi skema për tu afruar me" botën e errët të krimit, thjeshtë dhe vetëm për të tejkaluar frustimet e veta. Rama, as piktor, as mollister, as intelektual, as i fortë as i dhemshur. Marifetaxhi për të kruar atë që s,thuhet te huni. I ka sot borxh gjithë shqiptareve. Shpopullimin, analfabetizmin, njeriun monster( patronazhist). Borxh, na ka edhe kafshaten që ha. Një parazit delirant, që siç na poshtëroi ashtu do poshterohet. Askush nuk ja fal, 13 vjet të djegura. Dogji karriera, dogji të ardhmen, shkretoi e shemtoi sa mundi. Peruli deri ne skllavëri pensionistet. Çnderoi instutucionet bazë të shtetit. Mos me thoni që s,mbaj mend arritjet. Dy janë standartet. Kuponi tatimor dhe faturat. A mundet ma keq, jo?. A mundet ma mirë. Vetem atherë kur të refuzojnë të pranojne postin e kryeministrit dhe ta konsiderojnë sherbim të detyruar në emer të atdheut.

              1. Y
                Ylli i drites

                Po aman dhe faturat se kemi nje muaj s'po ngarkojm dot Certifikate Elektronike, po mban zi stafi dhe tenderuesit per drejtoreshen e AKSHI. Skandal qe policia ushtria e shish ngelen me pak te ardhura, e shperblime te devijuara qe ju jepen si lemosh. Sigurisht qe do përfundonte keshtu se kanë familje e nevoja plot femije e pleq. E kan qelb fare mikrobet e m*tit qe marrin gjith ate rrog e pagesa extra si deputet

                1. Y
                  Ylli i drites

                  Ja ta degjojm nje her neser ne podcast sa do duket si trim

                  1. F
                    Feti Dema

                    Emigranti 1991! Më ka pëlqyer shumë komenti ." Kryeministri i ri i Shqipërisë do duhet të detyrohet ta mari atë post si shërbim ndaj Atdheut". Si e kanë bër këta shtetin për 34 vjet, zor se sillet në islla.

                    1. M
                      Minushe

                      Kot ata te Spakut qe mundoen ja tju pyesin juve dhe te gjitha zgjidhen me jere.

                      Lini një Përgjigje