TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2025, 18:49

Dokumenti për Ballkanin, Berisha paralajmëron Ramën: Në Uashington po bien “sirenat e alarmit”!

Shkruar nga Pamfleti
Dokumenti për Ballkanin, Berisha paralajmëron Ramën: Në
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur takimin me mbështetësit në qytetin e Korçës duke folur edhe për zhvillimet e fundit ndërkombëtare.

Berisha u shpreh se sipas tij, nga Uashingtoni po bien “sirenat e alarmit” për korrupsionin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe lidhjet e saj me krimin.

“I dëgjoni tani sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Ramës dhe lidhjes së saj me krimin? Ne triumfuam,” deklaroi Berisha përpara mbështetësve duke iu referuar Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor nga Kongresi amerikan.

Sipas Berishës, sot opozita ndodhet në një fazë të re, më të qartë dhe më të vendosur se kurrë më parë.

“Sot jemi më të kthjellët dhe më të vendosur se kurrë në histori,” tha ai, duke shtuar se PD ka faktuar para opinionit ndërkombëtar, sipas tij, me mijëra dokumente, se kryeministri Rama është “armik i votës së shqiptarëve”.

Në fjalimin e tij, Berisha akuzoi qeverinë se nuk zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme, por vetëm farsë elektorale.

“Ai nuk zhvillon zgjedhje, por vetëm farsë elektorale, dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme, sepse na jep të drejtë të kërkojmë ndëshkimin që meriton,” u shpreh ai.

sali berisha shba rama

Lini një Përgjigje