TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2025, 19:07

Berisha-Salianji “dhëmbë për dhëmbë”, takime në të njëjtën orë në Shkodër dhe Korçë; bastioni i PD ‘tradhton’ doktorin

Shkruar nga Pamfleti
Berisha-Salianji “dhëmbë për dhëmbë”,
Salianji & Berisha

Partia Demokratike po përjeton një tjetër përplasje të brendshme, këtë herë mes Sali Berishës dhe Ervin Salianjit. Të dy zhvilluan takime paralelisht, në të njëjtën orë, në qytete të ndryshme, duke sinjalizuar një garë të heshtur për lidershipin. Salianji sfidoi hapur Berishën nga Shkodra, ndërsa ish-kryeministri u përpoq ta injorojë...

Situata në PD duket se është ndezur. Teksa qeveria është mbërthyer nga skandalet dhe kryeministri nuk di ku të fusë kokën, në PD duket se ka një përplasje lidershipi. Ervin Salianji ka filluar ta shqetësojë ndjeshëm Sali Berishën dhe tani ka nisur një garë mes tyre.

Të dy kanë filluar takimet në bazë dhe, si për ironi, sot kanë dalë në transmetim në të njëjtën orë. Sali Berisha është takuar me demokratët e Korçës, ndërsa Ervin Salianji u ndal në Shkodër. Të dy i kishin lënë takimet në orën 18:00 dhe, po ashtu, thuajse në të njëjtën kohë morën fjalën, duke “dubluar” njëri-tjetrin. Pra, edhe pse për Berishën Salianji është vetëpërjashtuar, ka një lloj shqetësimi. Në gjuhën e PR, fakti që Berisha del në të njëjtën orë do të thotë se po tenton të sfumojë takimin e 'rivalit' dhe të marrë edhe ai vëmendje.

Salianji nuk i kurseu sulmet. Para takimit, demokratëve në Shkodër u ishte dërguar një mesazh, ku u kërkohej të bojkotonin takimin. Por salla ishte plot dhe duket se edhe shkodranët po e lënë në baltë doktorin.

Gjatë ditës së djeshme, ju dhe demokratët jeni ndeshur me një mesazh që është bërë rutinë, që vjen në emër të PD dhe thotë se takimet do të bëhen nga Benet Beci dhe nga grupe kriminale, nga një numër që paguhet nga PD dhe nga ne. Nuk ju kanë uruar as për festa, as për protesta, po ju bëjnë thirrje që të mos merrni pjesë në takime. Nuk do t’ia dalin dhe nuk ia dalin dot. Në rastin e Shkodrës, Beci s’ka qenë i emëruar nga ne, as prej jush, por ka qenë i emëruar nga ish-drejtues të PD. Në çdo qytet, dhe në çdo qytet këtë po themi: gabimet që ka bërë PD, kanë bërë që të jetë në atë gjendje ku është, për shkak të emërimeve të padrejta. Beci, nga drejtor i PD, sot është kryebashkiak i PS”, tha Salianji.

Berisha, nga ana e tij, e shmangu disi Salianjin dhe tentoi të bënte “mea culpa”, ku u shpreh se PD ka shumë gabime. Megjithatë, ia hodhi fajin Ramës, pasi sipas tij, me të nuk ka zgjedhje.

Ne, absolutisht, në historinë tonë kemi pasur gabime, kemi pasur të meta, kemi pasur defekte. I kemi njohur ato, por një mësim nuk e ka nxjerrë ai. Ne jemi të pamposhtur. Jemi të pamposhtur. Po, po. Ne jemi të pamposhtur. Edhe, ne jua kemi provuar. Ne jua kemi provuar shqiptarëve. Ne, kur ai ka nxjerrë tanket, ne u kemi vënë flakën tankeve të tij. Kur ai na ka vrarë, ne i kemi përzënë nga vendi ata, parti-krimi. Kur ai na izoloj, bëri gjithçka, ne triumfuam dhe shiheni ku është dhe ku do të përfundojë ai sot. Ne jemi parti e paqes. Paqja është forca jonë, por jemi të pamposhtur. Qëndrojmë. Në momentet më kritike, kjo parti ka pasur si frymëzim dhe si moto: Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Po. Dhe pikërisht për këtë. Dhe pikërisht për këtë, ne kemi rrojtur për liri dhe ne do të rrojmë për liri dhe ne do të fitojmë”, tha ai.

Pra, duket sikur Salianji po krijon një rreth mbështetës pranë tij dhe, vitin që vjen, situata duket se do të bëhet më e fortë. PD do të futet në proces zgjedhjesh brenda saj dhe Berisha ka paralajmëruar se nuk ka plan të largohet. /Pamfleti

berisha salianji takime

Lini një Përgjigje