TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2025, 19:46

Deputetët e PD i shkojnë Ramës në Surrel: Do t’i vëmë zjarrin narkoshtetit!

Shkruar nga Pamfleti
Deputetët e PD i shkojnë Ramës në Surrel: Do t’i
Deputetët e PD pishtarë në duar

PD protestë në Surrel...

Deputetët e PD, Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel, atje ku ndodhet shtëpia e kryeministrit Edi Rama

Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike “flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit”, ata i kanë kërkuar dorëheqjen Ramës.

Balliu deklaron nga Surreli se nëse hajduti Edi Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen në Surrel.

“Edvin, ke shpërngulur 1.2 milionë shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin. Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë”, tha Balliu.

proteste pd surrel edi rama

4 Komente

  1. S
    Sdine cfare bejne

    Kelyshet e Saliut

    1. V
      Vllaznia.

      Aty te shtepija legenit rrini

      1. M
        Maria mari

        S'ju vjen turp deputet rrugac i shkoni tjetrit në shtëpi Z Rama rrespekte

        1. M
          Mariamari

          Kto të PD kanë hallin e vet nuk kam hallin e popullit Si vjen turp janë rrugac i shkojnë Ramës në shtëpi Ec përpara Z Rama respekte

          Lini një Përgjigje