TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2025, 08:08

Qytetari shpërthen në foltoren e Berishës: Ervin Salianji, një krimb gjize

Shkruar nga Pamfleti
Qytetari shpërthen në foltoren e Berishës: Ervin Salianji,
Qytetari shpërthen në foltoren e Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot, 27 dhjetor, foltoren e radhës, kësaj here në qytetin e Korçës.

Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës për korrupsion dhe lidhje me drogën e krimin, teksa theksoi se për këtë çështje po bien “sirenat e alarmit nga Washingtoni”.

Dhe së fundi, jo vetëm rrezik për shqiptarët, por rrezik për Europën. Dhe së fundi, i dëgjoni ju tani sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin”, tha Berisha.

Siç e do zakoni i foltoreve të Berishës, mes tij dhe simpatizantëve ka edhe një bashkëbisedim.

Një prej tyre foli për Ervin Salianjin, duke e konsideruar “krimb gjize” dhe duke dalë hapur kundër foltoreve të tij.

“Ne këtej nga jugu i themi duhet të heqim jashtë krimbat e gjizës dhe ne plot krimba gjize patëm si Ervin Salianji e të tjerë që na lanë rrugëve gjithë këto muaj. Ky është mendimi im, shumë demokratë të tjerë mund të kenë mendime të tjera”, tha qytetari.

Kujtojmë se ndërkohë, Ervin Salianji zhvillonte një takim me demokratët në qytetin e Shkodrës.

qytetari shpërthen në foltoren e berishës

2 Komente

  1. N
    N.leçini

    Berisha eshte motorri i Pd. Pa te partia demokratike nuk do ishte ketu ku eshte.Rrofte Berisha.

    1. R
      Roku

      Kush ishte ky korçar

      Lini një Përgjigje