TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2025, 17:05

Braçe denoncon skandalin me cigaret elektronike: Alarm për fëmijët, brenda ka fletë metalike!

Shkruar nga Pamfleti
Braçe denoncon skandalin me cigaret elektronike: Alarm për
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndërmarrë prej disa ditësh një fushatë në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve.

Braçe ka denoncuar sot skandalin me cigaret elektronike. Duke publikuar një video në rrjetet sociale, Braçe zbulon se brenda cigares ka fletë metalike.

Braçe vë në dukje se duhani elektronik është i ndaluar me ligj t’iu shitet fëmijëve, por sipas tij kompania “Philip Morris” parave nuk pyet për asgjë.

Braçe kërkon ndërhyrjen e shtetit që të bëjë detyrën.

“Alarmi për fëmijët;

Brenda duhanit elektronik. Ja çfarë ka.

Dhe ky ju shitet fëmijëve!

U shpik e shitet për teknologji, luks, “me pak i dëmshëm”, ndërkohë që krijon varësi të qartë dhe dëmton pafund mushkëritë;

Veçanërisht të fëmijëve.

E kemi ndaluar me ligj tu shitet fëmijëve, kemi ndaluar reklamën për të kudo, por paraja e madhe e Philip Morris nuk pyet, po fare fare fare!!”, shkruan Braçe bashkangjitur videos denoncuese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

 

erion braçe

2 Komente

  1. R
    Roku

    Ky eshte budalla sherrxhi.

    1. g
      gerta

      Shoku Brace ndonje fjale per AKSHIN dhe BALLUKUN.

      Lini një Përgjigje