
Protesta e qytetarëve të Vlorës është përshkallëzuar. Pas bllokimit të Teatrit “P. Marku” dhe pezullimit të mbrëmjes gala që ishte planifikuar të zhvillohej aty, ata e kanë zhvendosur protestën në rrugë.
Protestuesit janë vendosur në rrugë, duke bllokuar kështu edhe qarkullimin e automjeteve në atë zonë.
Banorët e revoltuar mësohet se kanë paralajmëruar se do të protestojnë sërish nesër në orën 10:00, para ambienteve të Bashkisë.
Lini një Përgjigje