TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2025, 15:14

Festat e fundvitit sjellin rritje çmimesh, qytetarët: Nuk blejmë dot asgjë

Shkruar nga Pamfleti

Festat e fundvitit sjellin rritje çmimesh, qytetarët: Nuk

Festa e ndërrimit të viteve i ka gjetur qytetarët e Beratit më të varfër dhe të pamundur për të blerë produktet bazë të tavolinës së natës së natës së Vitit të Ri. Vetë ata shprehen se çmimet janë rritur ndjeshëm, duke i detyruar që të kushtëzohen nga produktet bazë që kërkon nata e ndërrimit të viteve.

Si gjithmonë çmimet e konsumit të përditshëm njohin rritje në prag festash e sidomos për Vitin e Ri. Kjo gjë pasqyrohet në çdo treg në të gjithë qarkun e Beratit, ku çmimet janë rritur ndjeshëm, ndërsa qytetarët janë të kursyer me blerjet.

Produktet më të shtrenjta janë frutat dhe perimet, ndërsa rritje të çmimit ka njohur edhe Gjeli i Detit, traditë e këtyre festave.

Në një situatë të tillë, kur të ardhurat e qytetarëve janë shumë të pakta, ata e kanë të pamundur ta blejnë dhe për këtë arsye janë limituar tek produktet më kryesore. Qytetarët thonë për "Syri Tv" se ata janë më të varfër se një vit më parë dhe çmimet kanë njohur rritje të ndjeshme duke u bërë të pa përballueshme për ta.

Nga ana e tyre tregtarët shprehen se nuk janë ata fajtor për rritjen e çmimeve por tregu. Tregtarët pohojnë se rritja e çmimeve e ka ulur mjaft fuqinë blerëse. Të njëjtën gjë pohojnë edhe rritësit e shpendëve.

Ata shprehen se edhe me këto çmime ata nuk i mbulojnë dot këtë vit as shpenzimet për rritjen e tyre, pasi shteti u ka rritur çdo produkt me të cilat ata i ushqejnë këto shpendë.

Për shkak të çmimeve të larta si dhe pamundësisë së qytetarëve për t’i përballuar këto çmime, tradita e trashëguar e mbushjes së tryezave gjatë festës së ndërrimit të viteve duket se po zbehet nga viti në vit.

Lini një Përgjigje