TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2025, 10:59

Vlora prej 3 ditësh pa ujë të pijshëm, spitali furnizohet me autobotët e zjarrfikësve

Shkruar nga Pamfleti

Vlora prej 3 ditësh pa ujë të pijshëm, spitali furnizohet me

Prej tre ditësh, qyteti i Vlorës vijon të jetë pa ujë si pasojë e një defekti të shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit të ujit.

Kjo gjë ka bërë që vlonjatët me bidona në duar t'i drejtohen burimeve të ujit të pijshëm të qytetit. Situata më problematike raportohet të jetë në spitalin e qytetit, ku thuhet se pacientët po furnizohen me ujë nga autobotet e zjarrfikësve.

Sipas informacioneve, një ndërhyrje e kryer dy ditë më parë për të rregulluar një problem të vogël teknik ka përfunduar në një avari edhe më të rëndë, pasi tubacioni ka shpërthyer gjatë punimeve, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksionit sistemin e furnizimit.

Ndërkohë, punimet në linjën kryesore të transmetimit, me diametër 1000 mm, kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndërprerje.

Lini një Përgjigje