TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2025, 22:12

Gazetarja paralajmëron zhvillime të bujshme: Zyrtarët e DEA dhe FBI në Tiranë, do tronditin realitetin politik në vend

Shkruar nga Pamfleti

Gazetarja paralajmëron zhvillime të bujshme: Zyrtarët e DEA dhe

Gazetarja Anduela Ndreu ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe në skenën politike shqiptare, duke theksuar se opozita ka humbur lidhjen me qytetarët dhe është zhytur në betejat e saj të brendshme.

Sipas saj loja politike në vend po drejtohet nga amerikanët. Praninë e zyrtarëve të FBI-së dhe DEA-s amerikane në Shqipëri, ajo e sheh si një lëvizje që do të ndikojë fort në realitetin politik të vendit.

Besoj që Partia Demokratike më shumë është kthyer në një forcë politike që nuk është e qytetarëve dhe opozitarëve, po është e disa, po e them kështu, e disa interesave ndoshta pak më të vogla, sepse vetëm pak ditë më parë u dha edhe sinjali nga Departamenti Amerikan i Shtetit që nuk do të ketë të ketë heqje të, non-gratave në Ballkan. Pra, përfshirë këtu dhe zotin Berisha. Mendoj që edhe fakti që këtu kanë ardhur zyrtarë të FBI-t dhe DEA-s amerikane do të trondisë dhe po trondit realitetin politik në Shqipëri. Kështu që Partia Demokratike mendoj që është e fokusuar më shumë tek hallet e veta se tek hallet e shqiptarëve”, tha ajo në "A2 CNN".

 

Lini një Përgjigje