
Të paktën 34 kontrolle banesash dhe biznesesh janë zhvilluar nga agjentët e BKH-së në kuadër të hetimeve që SPAK ka nisur ndaj zv.Kryeministres Belinda Balluku.
Mësohet se shumica e kontrolleve janë zhvilluar në stafin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se bazuar në vendimin e gjyqtarit Erjon Çela do të procesohen në ditët në vijim edhe 20 kontrolle të tjera, ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve.
Kontrolle janë ushtruar në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektroenergjitike.
Ndërkohë mësohet se aksioni i kontrollit është kryer nga vetëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke mos lejuar asnjë punonjës të Policisë së Shtetit. Nuk dihet ende pse është marrë ky vendim nga agjentët e BKH-së për të mos përfshirë në kontrolle edhe policinë e drejtuar nga Ilir Proda, ndaj të cilit janë ngritur një seri dyshimesh.
Referuar informacioneve të raportuara nga gazetarja Anila Hoxha, në një rast agjentët e BKH e kanë lënë tek dera punonjësin e policisë pa i lejuar që të marrin pjesë në kontroll. Ndërkohë që mes emrave të personave që u janë kontrolluar banesat janë edhe familjarë të drejtuesve të kompanive.
Mësohet se është kontrolluar banesa e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesa e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, banesa e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie si dhe banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.
SPAK DHE BKH VIN VËRDALL SI PORDHA NËPËR BREK NUK KA NEVOJ FARE PLR HETIM NË QIFTSE DUAN TU SHIKOJN VILAT DHE APARTAMENTET QE KAN DHE ESHTE E MBYLLUR HETIMI TE GJITH PECOT E POLITIKËS JAN PËR NË BURG