
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, përgjatë zonave luginore, do të ketë mjegull të dendur / mjegullinë, në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Gjithashtu në relievet malore do të ketë ngricë përgjatë akseve rrugore.
Ndërkohë ka një ulje të ndjeshme të temperaturave, që në të paktën 5 qytete kryesore zbresin nën vlerat 0 gradë celcius. Bëhet fjalë për Tropojën, Dibrën, Kukësin, Korçën e Gjirokastrën, ndërkohë që në Shkodër e Lezhë, vlerat minimale do të jenë 0 gradë celcius.


Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veri me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzimi forcës në det parashikohet 1-3 ballë.
Lini një Përgjigje