Dëmtimi i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm ka lënë Vlorën pa furnizim me ujë prej tre ditësh, duke e bërë situatën tepër të vështirë për qytetarët.
Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë kanë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon.
“Linja e transmetimit ka pësuar një çarje të rëndë. Tubi është specifik dhe ky tub përdoret specifikisht vetëm në Vlorë. Në datë 26 është realizuar një furnizim i shkurtër, 1 orë-1 orë e 30 minuta. Po punojmë ende që të realizojmë furnizimin”, tha mes të tjerash ai.
Lini një Përgjigje