TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2025, 20:06

Vlora pa ujë prag festave të fundvitit, banorët paralajmërojnë sërish protestë nesër para bashkisë

Shkruar nga Pamfleti
Vlora pa ujë prag festave të fundvitit,  banorët
Pamje nga protesta

Banorët e Vlorës nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete se kur mund të zgjidhet problemi me ujin e pijshëm. Kjo ka bërë që të protestojnë këtë të diel, duke kërkuar një zgjidhje konkrete.

Fillimisht banorët ndërprenë shfaqjen që po jepej në teatrin “Petro Marko”. Qytetarët u mblodhën pikërisht aty, ndërsa bashkia po zhvillonte një festë fundviti për punonjësit e saj.

Në duar mbanin pankarta dhe brohoritnin “Duam ujë”, ndërkohë që situata u tensionua kur disa prej tyre u përplasën me policinë që ruante ambientet e teatrit. Ndërsa nëndrejtori i policisë së shtetit në Vlorë, Shpëtim Hasanaliaj, u ka bërë thirrje protestuesve të lirojnë menjëherë sallën ku po mbahej festa e fundvitit.

Gjithashtu, qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë, pasi po përballen më këtë situatë shqetësuese në prag të festave. Ata kanë paralajmëruar se nesër në orën 10:00 do të protestojnë para Bashkisë.

Lini një Përgjigje