
Qytetarët e Vlorës, të revoltuar për mungesën e ujit që vazhdon prej tre ditësh, kanë hyrë në ambientet e Teatrit “P. Marku”, duke pezulluar aktivitetin e mbrëmjes gala që ishte planifikuar të zhvillohej aty.
Të ‘etur’ për të drejtat dhe shërbimet bazike të tyre, protestuesit ka mësyrë në ambientet e Teatrit duke mbajtur bidona në duar, duke kërkuar furnizim me ujë të pijshëm, ndërsa situata ka detyruar organizatorët të anulojnë eventin, pasi qytetarët nuk kanë mundur të qëndrojnë brenda sallës.
Një ndërhyrje e kryer dy ditë më parë për të rregulluar një problem të vogël teknik ka përfunduar në një avari edhe më të rëndë, pasi tubacioni ka shpërthyer gjatë punimeve, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksionit sistemin e furnizimit.
Ndërkohë, punimet në linjën kryesore të transmetimit, me diametër 1000 mm, kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndërprerje, por ende nuk është zgjidhur problemi.
Lini një Përgjigje