Korreshi tregoi se është një ndjekës i këtij sezoni të Big-ut dhe kjo për shkak se brenda shtëpisë ndodhet një mik i tij, Ilir Vrenozi.
Pjesë e panelit këtë të diel në “Fan Club” ka qenë deputeti Saimir Korreshi, i cili komentoi lidhur me reality show-n më të famshëm në Shqipëri, Big Brother Vip Albania.
Korreshi tregoi se është një ndjekës i këtij sezoni të Big-ut dhe kjo për shkak se brenda shtëpisë ndodhet një mik i tij, Ilir Vrenozi.
Me nota humori, Korreshi tregoi se përpos partisë, pasi siç dihet Vrenozi është demokrati më i famshëm dhe i “zjarrtë” ata i bashkon miqësia edhe “fasulet”.
"Patjetër që po , sepse është një miku im aty brenda dhe kjo më shtyn edhe më tepër. Ilir Vrenozi na bashkon partia dhe miqësia personale me të, patjetër. Jemi akoma te fasulet, pastaj nuk e di çfarë do bëhet më tepër, sa herë gatuajmë fasule si ai si dhe unë i çojmë mesazh njëri-tjetrit”, tha deputeti, teksa i pyetur më tej nga moderatorja Kiara Tito nëse do të merrte pjesë në këtë format, Korreshi shkurt, pastër dhe bukur tha : “Nuk qëndroj dot i lidhur”.
E për faktin që nëse do të ishte në atë shtëpi dhe do t’i duhej të flinte në krevat me një nga vajzat, Saimiri u shpreh me të qeshur: “Do më ndajë nga gruaja?”.
Lini një Përgjigje