TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2025, 19:25

"Ndizet" Vlora, qytetarët ngrihen në protestë për mungesën e ujit; i prishin mbrëmjen gala Bashkisë!

Shkruar nga Pamfleti
"Ndizet" Vlora, qytetarët ngrihen në protestë për
Qytetarët e Vlorës në protestë

Situata ka krijuar shqetësim të madh te banorët, të cilët janë detyruar t’u drejtohen burimeve publike të ujit për të siguruar nevojat minimale ditore.

Qyteti që ka zgjedhur disa herë Ramën si deputet ka mbetur pa ujë. Prej 3 ditësh, qytetarët e Vlorës nuk kanë ujë të pijshëm si pasojë e një defekti të shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit të ujit.

Ndërkohë që thirrjes për të dalë në një protestë gjatë pasditës së sotme i janë përgjigjur disa qytetarë. Me bidonë uji bosh në duar, ata janë mbledhur për të shprehur revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror, përpara Teatrit "Petro Marko". Madje, disa prej tyre kanë mundur të hyjnë brenda ambienteve të Teatrit.

Kjo situatë, ka bërë që vlonjatët t'i drejtohen me bidonë në duar burimeve të ujit të pijshëm të qytetit. Situata më problematike raportohet të jetë në spitalin e qytetit, ku thuhet se pacientët po furnizohen me ujë nga autobotet e zjarrfikësve.

Një ndërhyrje e kryer dy ditë më parë për të rregulluar një problem të vogël teknik ka përfunduar në një avari edhe më të rëndë, pasi tubacioni ka shpërthyer gjatë punimeve, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksionit sistemin e furnizimit.

Ndërkohë, punimet në linjën kryesore të transmetimit, me diametër 1000 mm, kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndërprerje, por ende nuk është zgjidhur problemi.

Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati deklaroi sot se për institucionet e rëndësisë së veçantë kanë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon ende. 

“Linja e transmetimit ka pësuar një çarje të rëndë. Tubi është specifik dhe ky tub përdoret specifikisht vetëm në Vlorë. Në datë 26 është realizuar një furnizim i shkurtër, 1 orë-1 orë e 30 minuta. Po punojmë ende që të realizojmë furnizimin”, u shpreh ai.

Banorët e prekur kanë shprehur shqetësimin e tyre për higjenën dhe shëndetin. Ata ngrenë alarmin se mund të shpërthejë ndonjë epidemi, pasi dhjetëra shtëpi nuk kanë as ujë të pijshëm as rezerva në depozitat e tyre, duke mos arritur të kryejnë nevojat jetike.

“Rast shumë emergjent dhe shqetësues. Vlora ka 3 ditë pa ujë. U qelbëm, jemi në prag epidemie, është bërë m*ti mullar. Nuk e dimë cfarë problem ka, po dh**sin njerëzit poshtë pallateve”, tha një prej tyre.

 

5 Komente

  1. V
    Vlora

    Vlora perla e turizmit pa uje per krishtlindje e festat e fundvitit. Duket si lajm që vjen nga ndonjë vend i varfër dhe super i korruptuar afrikan

    1. E
      Ed. Polici

      Vetëm me protesta mund të ketë rezultate në interes të popullit se me fjalë nuk i plas këtyre mashtruesve

      1. A
        AAA

        O Edi o gjigand, mos e caj fare. Vlonjatet popull grindavec.

        1. E
          Emigranti

          Si ka mundësi legenat vënë për gala, kur Vlora është pa ujë. Duhet e gjithë Vlora në shesh, ti zhduk hajdutët.

          1. v
            vk

            He popull bageti. Ju erdhi veza ne bythe. Po boll duruat!

            Lini një Përgjigje