
Futja me procedurë të përshpejtuar të një pr/ligji për faljen e gjobave për ndërtimet në zonat rurale ka shkaktuar debate të ashpra në Kuvend.
Për opozitën kjo bëhet për shkak se po afrojnë zgjedhjet. Deputeti i PD, Dashnor Sula i kujtoi mazhorancës rastin kur një i dënuar për vjedhjen e energjisë vari veten në burg. Më tej, deputeti demokrat ktheu në vëmendje historinë e së moshuarës që u arrestua për kotec pulash pa leje në vitin 2022.
“Meqë e keni kaq merak, u dhimbën njerëzit, qani. Ajo ministrja, pse nuk e blini skanerin për të sëmurët. A u kujtohet Qamil Zela që vari veten për 38 mijë lek në Rrogozhinë, e futët në burg e vari veten. Harruat nënë Pashkën që e arrestuat për kasollen e pulave. Harruat gjithë fshatarët për një gjysmë çatie për një gardh që i keni fut brenda përveç gjobës”, tha Sula.
Lini një Përgjigje