TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2024, 10:54

PS tjetër 'karamele' elektorale para zgjedhjeve, propozon ligj për falje gjobash për ndërtimet pa leje

Shkruar nga Pamfleti
PS tjetër 'karamele' elektorale para zgjedhjeve, propozon ligj
Kuvendi dhe kryeministri Edi Rama

PS ka propozuar sot në Kuvend një ligj për falje gjobash për ndërtimet pa leje.

Kryetarja e Kuvendit, kërkoi që drafti të futet në procedurë, por ndeshi në reagimin e opozitës, e cila deklaroi se nuk e kishte draftin.

Debati në Kuvend mes Bardhit dhe Spiroplait:

Elisa Spiropali: Nga deputetë të Grupit Parlamentar të PS është kërkuar shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të projektligj për anulimin e gjobave. Z. Bardhi është depozituar sot, duhet ti vendoset në dispozicion.

Rregullorja përcakton që kur paraqitet këtu, është depozitua nga 35 deputetë të PS për procedurë të përshpejtuar.


Kush do të flasë pro kërkesës?

Të flasë pro dhe ju kundër.

Bardhi: Ku është kërkesa?

Spiropali: Sekretaria më njofton se është dpeizituar përpara 45 minutave. 10 minuta, Sekretaria të vendosë në dispozicion propozimin e 35 deputetëve, 10 minuta pushim

Lini një Përgjigje