TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2024, 10:55

"Mos u lyej me parfum, por pri thonjtë!" Plas keq mes Braçes dhe Zhupës: Dukesh si ruse, duhet të hetohesh për dezinformim!

Shkruar nga Pamfleti

"Mos u lyej me parfum, por pri thonjtë!" Plas keq mes

Seanca parlamentare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. 

Deputeti i PS, Erion Braçe është përplasur ashpër me deputeten demokrate Ina Zhupa.

Fillimisht ka qenë deputetja e PD, Ina Zhupa, e cila tha se komisioni që u ngrit për gjoja propagandën ruse dhe kineze po përdoret për të hetuar gazetarët dhe mediat shqiptare.

Ndërkohë, deputeti i PS, Erion Braçe që drejton edhe këtë komision, replikoi duke u shprehur se ka kërkuar hetim për ata që dezinformojnë, duke iu drejtuar Zhupës se “ju jeni një nga ato që duhet te hetoheni për dezinfomim”.

Më tej, Braçe ironizoi deputeten e PD duke i thënë që të presë thonjtë dhe të mos lyhet me parfum, pasi është shfaqje e huaj.

Ina Zhupa: Ju që ngritët një komision gjoja për propagandën e Rusisë dhe të Kinës, tani po e përdorni pse media shfaq që komunikate e policisë është e rreme, që i jep zë dëshmitarëve dhe del ai zotëria dhe thotë duhet të çohen mediat dhe gazetarët për ndjekje penale. Kërkesa ime ndaj jush është që meqë u shfaq në publik pse e donit komisionit për dezinfomim dhe si do ta përdorni gjatë fushatës për mediat që bëjnë lajme që nuk shkojnë me vijën tuaj, hiqni dorë mbylleni komisionin, njoftoi ndërkombëtarët ta shohin që ajo që thamë në doli. Këta duan të persekutojnë mediat të cilat nuk e cojnë ujin tek qeveria.

Erion Braçe: Si mundet ta lë pa replikë kur kjo mediat i di rubinet. Dëgjojeni fjalinë e kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias. Media që nuk çojnë ujë të qeveria. Uji mbahet o në kanale o në tuba, nuk mbahet në media.

Në asnjë sekondë, në asnjë moment, të mbledhjes së djeshme të komisionit, të asaj që unë kam thënë para mediave nuk kam kërkuar të hetohet media apo gazetarë. Kam thënë që duhet të hetohet deri në fund krimit, të mbahen përgjegjës të gjithë autorë. Kam kërkuar dhe do vijoj ta kërkoj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. Ti je njëra nga ato që duhet të hetohesh për dezinformimin, mbi të gjitha që dezinformon hapur fare në Kuvend. Që ti nuk di të lexosh unë këtë e dimë, por që nuk dëgjon ky është problem tjetër mental. Deklaratat janë publike, merri dëgjoji, zbardhi, nëse s’di të shkruash, ti zbardh unë. Është e qartë që unë se kam thënë atë, që është shumë e qartë që ti mund të dukesh si ruse, por nuk je ruse.

Lini një Përgjigje