TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2024, 10:46

"Deputetët dhe ministrat tuaj kanë përdorur Sky Ecc dhe Encrochat", Sula-Spiropalit: Publikoni listën dhe dërgojeni në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

"Deputetët dhe ministrat tuaj kanë përdorur Sky Ecc dhe

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka kërkuar nga mazhoranca që të merret në konsideratë pr/vendimi i depozituar nga Gazment Bardhi që deputetet të deklarojnë nëse kanë përdorur apo jo aplikacionet Sky Ecc dhe Encrochat.

Sula u shpreh se lista me deputetet që kanë përdorur këto aplikacione duhet t’i dërgohet SPAK.

"Po ju bëj me dije ju dhe mazhorancës që zoti Bardhi, përpara 25 ditësh ka dorëzuar në zyrat e Kuvendit një pr/vendim sa i përket përdorimit të Sky encrochat nga deputetët e Parlamentit. Ky projekt vendim do të duhet të kishte filluar dhe të bëhej e ditur nga deputetet e Parlamentit.

Pse keni frikë që ju ta bëni këtë pr vendim të jetë funksional. Pse keni frikë nga deputetet apo ministra që kanë përdorur sky apo encrochat.

Ju të mazhorancës pse ju duhet një telefon me Sky, për ta përdorur me grupet kriminale. Ju keni këtu ministra, deputetë, kryetar bashkie që i kanë përdorur për të vjedhur vota.

Është në nderin tuaj dhe mazhorancës tuaj që të përfundoni sa më partë këtë proces. Të deklarohet kush ka përdorur telefona të inkriptuar dhe kjo listë duhet ti kalojë SPAK. Ju bëj thirrje, nuk jemi ne imun. Nuk duhet ti shmangemi ligjit", tha Sula.

 

Lini një Përgjigje