
Gjatë seancës së sotme plenare, Partia Socialiste ka propozuar një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje dhe kërkon të kalojë me procedurë të përshpejtuar.
Kjo shkaktoi debat në Kuvend pasi opozita tha se nuk ishte në dijeni të këtij propozimi. Prandaj seanca u ndërpre për t’iu vënë në dispozicion opozitës propozimi.
Deputeti Nallbati ngriti tonet pas kërkesës së PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.
Nallbati tha se ligji u erdhi me SMS, ndërsa akuzoi mazhorancën se në 12 vite ka masakruar njerëzit duke arrestuar hallexhinj që mbulojnë çatinë se u shiu brenda, ndërkohë që legalizojnë kulla pa leje në mes të Tiranës.
Debati:
Balla: Edhe kolegë të opozitës në shumë raste kanë ngritur një shqetësim të qytetarëve lidhur me disa raste apo shumë raste të penalizimit të padrejtë, për ndërtime që kanë të bëjnë me një riparim çatie, me një mur mbajtës të një shtëpie, të një avllie. Në këtë kontekst deputetë të PS-së,…ajo që po thotë kryetarja e Kuvendit me shumë të drejtë, është që në fund të seancës pasi të shpërndahet te të gjithë deputetët drafti i propozuar…nuk ka asnjë shkelje të rregullores. Ju jeni kundër kësaj nisme? Kundër kësaj nisme do shpreheni pas dy javësh. Sa i përket procedurës është shumë e qartë. Unë të isha në opozitë do ngrija dy kartona, jo një. Kjo është diçka që lidhet drejtpërdrejt me qytetarët.
Nallbati: Ju nuk mund të talleni këtu. Ju vijnë ligje dhe projektligje me SMS dhe ju na i sillni këtu në minutë të fundit.
Spiropali: Nëse doni të kapeni me faljen e gjobave kapuni, por nuk besoj se ju bën nder.
Nallbati: Ma dhe mua fjalën apo ia dhe vetes.
Spiropali i fik mikrofonin Nallbatit.
Spiropali: Mos krijoni tensione artificiale. E mbaruat fjalën. Zoti Nallbati duhet të flisni për procedurë.
Nallbati dhe Bardhi afrohen te foltorja, e cila menjëherë rrethohet nga Garda.
Spiropali: Do t’iu vihet kërkesa në dispozicion të gjithë deputetëve. Zoti Gazi përmbaheni fjalorin se nuk më drejtoheni dot ashtu.. pse jeni mbledhur të gjithë aty bashkë me Gardën? Garda largohuni, nuk ka nevojë. Ky është një tension artificial.
Noka dhe Sula tentojnë të largojnë Gardën.
Spiropali: Nallbari përfundoni fjalën.
Nallbati: Zonjë e ke ves shumë të keq që i ndërhyn çdo deputeti në fjalë dhe i thua ‘të mbaroi koha’. Kohën e merr ti. Mos i ndërhyni deputetëve në fjalë. Të gjithë e dinë vetë se çfarë do thonë. Me këtë dhembshurinë e faljes së gjobave na këputët shpirtin. Ky është një turp që bëni ju. Ne jemi kundër kësaj. Nuk i beson njeri këto skema.
Lini një Përgjigje