TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2024, 11:03

Degradon debati në Kuvend/ Bardhi shpërthen ndaj Braçes pas propozimit të PS: Ik ore pirdhu, legen!

Shkruar nga Pamfleti

Degradon debati në Kuvend/ Bardhi shpërthen ndaj Braçes pas

Gazmment Bardhi

Partia Socialiste ka paraqitur sot një projektligj në Kuvend për faljen e gjobave, një tjetër 'karamele' elektorale para zgjedhjeve. PS kërkoi në Kuvend që ligji për ndërtimet pa leje në zonat rurale të kalojë me procedurë të përshpejtuar.    

Ky propozim ka acaruar opozitën, me kreun e grupit të PD që akuzoi deputetët e PS se ligjet u vijnë me SMS.

Në një moment pati dhe debat në seancë mes Gazment Bardhit dhe Erjon Braçes. Deputeti socialist nuk dëgjohet sepse flet pa mikrofon nga karrigia e tij por u dëgjua Bardhi i cili iu drejtua me një gjuhë ofenduese: 'Ik pirdhu ti.. legen.'

Kryetarja e Kuvendit, kërkoi që drafti të futet në procedurë, por ndeshi në reagimin e opozitës, e cila deklaroi se nuk e kishte draftin.

Aktualisht është ndërprerë seanca pas një debati mes palëve lidhur me procesverbalin e seancës së 3 Dhjetorit 2024 në Kuvend.

Opozita me tej ka insistuar të njihet me propozimin e 40 deputetëve socialistë për një “ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje“.

Debati i plotë në Kuvend:

Elisa Spiropali: Nga deputetë të Grupit Parlamentar të PS është kërkuar shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të projektligj për anulimin e gjobave. Z. Bardhi është depozituar sot, duhet ti vendoset në dispozicion.

Rregullorja përcakton që kur paraqitet këtu, është depozitua nga 35 deputetë të PS për procedurë të përshpejtuar.

Kush do të flasë pro kërkesës?

Të flasë pro dhe ju kundër.

Gazment Bardhi: Ku është kërkesa?

Elisa Spiropali: Sekretaria më njofton se është dpeizituar përpara 45 minutave. 10 minuta, Sekretaria të vendosë në dispozicion propozimin e 35 deputetëve, 10 minuta pushim

Bardhi: Nuk u njoftuam tek njoftimte në nisje të çdo seance. Nëse ju duhet kohë të uleni të mblidhni firmat s mund ta trajtoni si dyqan personal kuvendi, solleni sipas rregullores këtë propozim, njoftojeni në seancë sa më parë. S’mund të njoftohet një kërkesë në fund të seancës dhe respektoi rregulloren.

Spiropali: Mos abuzoni, është kërkesë e 40 deputetëve.

Bardhi: Silleni ku e keni.

Spiropali: I lutem sekretarisë sillni kërkesën e 40 deputetëve.

Bardhi: Ku e keni kërkesën, tregojeni,

Spiropali: Mos bëni teatër,

Bardhi: Ligjet nuk vijnë me sms. Ik pirdhu ti legen.

 

Lini një Përgjigje