TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2024, 11:33

PS propozoi faljen e gjobave, Bardhi: Jeni kukullat e Ramës, merrni urdhra prej tij

Shkruar nga Pamfleti

PS propozoi faljen e gjobave, Bardhi: Jeni kukullat e Ramës, merrni urdhra

Partia Socialiste ka propozuar një projektligj në Kuvend për faljen e gjobave, i cili ka shkaktuar tensione në Kuvend.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kundërshtuar faljen e gjobave. Bardhi e ka cilësuar mazhorancën si “kukulla të krimit dhe oligarkëve”, ndërsa theksoi se gjobat për qytetarët kanë qenë presion kriminal dhe akti i paligjshëm.

“Prej 12 vitesh, qytetarët vuajnë pasojat e gjobave kriminale për një dritare, ndërsa ju toleroni katet pa leje në mes të Tiranës. Ju shkruani mesazhe njëri-tjetrit për të hedhur në votim çfarëdo që ju thotë kryeministri. Ju mjafton të ngrejë kryetarja kartonin jeshil, dhe e ngrini të gjithë si kukulla”, deklaroi Bardhi.

Bardhi paralajmëroi se rikthimi i Sali Berishës do të jetë një përgjigje për mazhorancën.

“E di që ju tmerron rikthimi i Berishës. Por ai do vijë shumë shpejt dhe do t’ju japë përgjigjen që meritoni”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje